Organizohet ecje për te Liqeni i Kuçishtës dhe Liqeni Drelajve 

Alpinizem

Organizohet ecje për te Liqeni i Kuçishtës dhe Liqeni Drelajve 

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 12:11
Organizohet ecje për te Liqeni i Kuçishtës dhe Liqeni Drelajve 

Të dielën me (20 qershor) do të organizohet ecje për te Liqeni i Kuçishtës dhe Liqeni Drelajve që ndodhët në bjeshkët e bukura të Rugovës.

“Rugova ka bukuri te mahnitshme dhe të larmishme njëkohësisht, si gjatë stinës së verës po ashtu edhe te dimrit. 

Prandaj një ecje si kjo nuk duhet humbur.

Shtegu: hyn ne kategorinë e lehte me vështirësi mesatare në disa zona por e përshtatshme edhe për fillestare.

Gjatësia e shtegut 9 km (në dy drejtimet larëe-poshtë).

Pasi të mbërrijmë tek Liqeni i parë që është Liqeni i Kuçishtës do të formohet baza për grupin e parë në rast se duan të pushojnë dhe të mjaftohen me bukurit e liqenit, ku do të kenë kohë të mjaftueshme të shijojnë ushqimet dhe pamjet që ofrohen”, njofton mes të tjera HEC Trip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat