“Hikingnjeri” do të organizojë ecje në Rugovë

Alpinizem

“Hikingnjeri” do të organizojë ecje në Rugovë

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 17:37
“Hikingnjeri” do të organizojë ecje në Rugovë

Me 5 qershor duke filluar në orën 07:00 të mëngjesit “Hikingnjeri” do të organizojë ecje në Rugovë, përkatësisht në bjeshkët e bukura të Shtupeqit të madh, të voglit dhe dy majet e Vjellakut 2014m alt.

“Nisjen e ecjes do ta bëjmë nga rruga e re te Podi i Jakupit mbi Shtupeqin e madh.

Natyra në bjeshkë të Shtupeq duket me bukur se pamjet mbresëlënëse të natyrës Zvicerane.

Gjatë ecjes do të kënaqemi me pamje mbresëlenese të Rugovës, do të mësoni për bjeshkët, legjendat dhe historitë nga guidat tanë dhe do të bëjmë foto me shumicë!”, njofton “Hikingnjeri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat