Maja e Livadheve dhe liqeni i Gjolit në Brezovicë

Alpinizem

Maja e Livadheve dhe liqeni i Gjolit në Brezovicë

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 16:09
Maja e Livadheve dhe liqeni i Gjolit në Brezovicë

Kosova Hiking Club fton që këtë të diele ta kalojmë bashkë në ngjitjen e Majës së Livadheve dhe liqenit të Gjolit në Brezovicë.

"Rruga është e lehtë dhe e mbushur me pamje fantastike si Maja e Livadheve me 2499lm, e në maje freskohemi duke bërë not në ujin e ftoftë të liqenit i rrethuar nga një natyrë e mrekullueshme e Bjeshkëve të Sharrit

Shtegu nga poshtë deri në maje ( liqeni i Gjolit) për një drejtim është 7km. (Gjithsej 14km).

Pra rekomandohet edhe për fillestarë pasiqë është një ngjitje e lehtë.

Nisja :e diele, 26 qershor tek parkingu përball RTV21-Prishtinë. Ora 07:00 e mëngjesit", njoftojnë organizatorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat