Në majën e Gurit të Sheremeticës 

Alpinizem

Në majën e Gurit të Sheremeticës 

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 16:44
Në majën e Gurit të Sheremeticës 

Këtë të diel “Kosova Hiking Trips” njofton se do të ecin në eventin e shumëpritur në Sharrin e Opojës verore të pasur me natyrë, përkatësisht në majën e Gurit të Sheremeticës 2476m në Dragash dhe do ti vizitojmë liqenet malore të Karanikollës / Tetovës.

"Guri i Sheremeticës 2476m gjendet në kufi me Maqedonine veriore.

Pamjet nga maja janë të paharrueshme me bjeshkë përreth, kullosa dhe natyrë mbresëlënëse!
Vështirësia e ecjes është mesatare me 15 km ecje komplete (lartë / poshtë).

Në plan janë 3 opsione:

1. Ecja për në majën Skarpa 2474m dhe ndalesa aty

2. Vazhdimi për në majen Guri i Sheremeticës 2476m (ekstra 1 km) dhe

3. Zbritja te 2 liqenet e Tetovës (Karanikollës)
Se cilën do ta bëni mund të vendosni duke u bazuar në performancën e juaj gjatë ecjes. Kjo ecje është e përshtatshme edhe për fillestare pasi ngjitja do të bëhet nëpër shteg jo të pjerrët.

Nisja do të bëhet TË DIELEN nga Prishtina në orën 07:00 të mengjesit nga Bregu i Diellit (fushat e tenisit / sh.f. Ismail Qemaili / Bukatore / Lemontree)”, njofton “Kosova Hiking Trips”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat