Agim Aliu ka disa fjalë për Muhamet Bakollin

Alpinizem

Agim Aliu ka disa fjalë për Muhamet Bakollin

Nga: K. G. Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 18:54
Agim Aliu takon Muhamet Bakollin

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, sot e ka pritur alpinistin ferizajas, Muhamet Bakolli. 

Aliu e ka përgëzuar Bakollin për pasionin që ka për alpinizëm, sport me një rrezikshmëri të lartë por në anën tjetër është tejet atraktiv. 

“Prita sot, alpinistin ferizajas, Muhamet Bakolli, i cili pasionin e tij për këtë sport e kurorëzoi me ngjitjen në majën më të lartë në Ballkan, Musala me lartësi 2925m si dhe në majën Ararat në Turqi me lartësi 5137 metra, me synimin që të vazhdoj këtë pasion, duke ngjitur edhe maja tjera në vende të ndryshme të botës”, ka shkruar Aliu në profilin e tij në facebook.

Bakolli i ka synimet e qarta edhe për vitin 2023, duke besuar e shpresuar se do të ngjitet në majat edhe më të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat