Pas një fundjave të mrekullueshme në Majen e Korabit, këtë të diele me 21 shtator duke filluar në orën 07:00 të mëngjesit, “Hikingnjeri” do ta organizojë ecjen në majet spektakolare në bjeshkën ku gjendet Gjeravica, në Gropën e Erenikut.
Majet gjenden afër Gjeravicës dhe në kufi midis Kosovës dhe Shqipërisë.
Nga maja por edhe gjatë gjithë ngjitjes do të shohim bjeshkë të mrekullueshme të Junikut por edhe të bjeshkëve te Shqipërisë që e rrethojnë atë.
Ecja zgjatë rreth 14 kilometra (lartë dhe poshtë) dhe bëhet nëpër shteg të përshtatshëm edhe për fillestarë.