New York: Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”: Meshë e Shenjët me rastin e 28 Nëntorit - Dita e Flamurit

Amerika

New York: Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”: Meshë e Shenjët me rastin e 28 Nëntorit - Dita e Flamurit

Nga: Beqir SINA - New York Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 06:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

HARTSDALE, NY: Një Meshë e Shenjët dhe ngritja e Flamurit tonë Kombëtar, u mbajtën sot me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntorit, në Kishën Zoja e Shkodrës, kishës më të madhe të shqiptarëve në New York, nga Meshtari Dom Pjetër Popaj. Mesha e Shenjët, dhe ngritja e flamurit kuq e zi në majën e Kambanores, u mbajtën në zbatimin e masave të koronavirusit Covid-19, distanca, maskat dhe higjena, nga të gjithë besimtarët.

Ngritja e flamurit në oborrin e kishës, filloi me këndimin e të dy hyneve, atë Kombëtar Shqiptarë dhe hymnit të SHBA-së, kënduar edhe nga meshtari i kësaj kishe Don Pjetër Popaj. “28 nëntori – edhe, këtë vit, siç është bërë traditë tashmë nga Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, tha për gazetën tonë, Kryetari i Këshillit të Kishës, Leonardo Berishaj, mblodhi dhjetra besimtarë shqiptarë katolikë, në zonën e New York-ut, për të shënuar këtë ngjarje historike, e cila nisi me mbajtjen e një Meshe të Shenjtë dhe ngritjen e flamurit kuqezi në majën e Këmbanores së Kishës, që është dhe pjesa më e lartë e saj, aty ku valëvitet krenar flamuri ynë pranë flamurit amerikan”.

I përndershmi Dom Pjetër Popaj, famullitari i Kishës, duke mbajtur Meshën në gjuhën shqipe, kërkoi nga besimtarët, që të luten për shpirtrat e të gjithë atyre shqiptarëve që luftuan dhe vdiqën që Shqipëria, të bëhej e pavarur. Dom Pjetri kujtoj dhe foli nga altari mbi dëshmorët e luftrave, mbi sakrificën e tyre, dhe përmendi 25 beteja të mëdha të Gjergj Kastriotit - Skenderbeut dhe ngritjes së Flamirit në Krujë 469 Vite para shpalljes së Pavarësisë shqiptare të 28 Nëntorit 1911..... “Po të mos ishin ata shqiptarë të guximshëm të cilët ishin të gatshëm për të luftuar dhe për të vdekur për Shqipërinë, ne nuk do të kishim një Shqipëri të lirë dhe të pavarur, si e kemi sot”, tha Dom Popaj gjatë meshës.

Image

“Historia e jonë nuk është e shkurtër por mijëravjeçare. Zoti i madh e ka ruajtur dhe forcuar popullin tonë, që t’u qëndroj luftërave, okupimeve prej të huajve, diktaturëve e vuajtjeve të vazhdueshme. Armiqtë tanë n’daç të huaj n’daç të shtëpisë janë munduar për t’na përulur, nënçmuar, mohuar të drejtat humane dhe në fund për të na shkatërruar krejt”, është shprehur prifti shqiptar Dom Pjeter Popaj, tregonë një video-live nga Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës”. Si për çdo vjet më 28 Nëntor kisha shqiptare në Nju Jork, bën ngritjen e flamurit kuqezi – e cila tashmë është bërë, për afro dy dekada një traditë e bukur, kësaj dite të shënuar për mbarë kombin shqiptar.

Celebrimet me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, kan filluar në ora 1 të mesdrekës me meshën e shenjtë kushtuar dëshmorëve tanë, dhe atyre amerikanë të të gjitha kohërave, të udhëhequra nga famullitari Dom Pjetër Popaj dhe besimtarët me lutjet e tyre. Fill pas Meshës së Shenjtë, në oborrin para kishës ka filluar ceremonia e ngritjes së Flamurit, përcjellë me këndimin e himnit amerikan dhe të Shqipërisë. Më pas në sallën e Qendrës “Nëna Tereze” ishte përgatitur një koktej me pije dhe ushqime të ndryshme të rastit si dhe një program i bukur kulturor. Besimtarët u ndanë duke uruar njëri tjerin “ Gëzuar Dita e Flamurit – 28 Nëntori!”

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat