Komiteti Kombëtar për Politikën e Jashtme Amerikane (NCAFP), diskutoi për Balkanin Perendimor

Amerika

Komiteti Kombëtar për Politikën e Jashtme Amerikane (NCAFP), diskutoi për Balkanin Perendimor

Nga: Beqir SINA - New York City Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 17:30
NCAFP

Më 19 nëntor 2020, Komiteti Kombëtar për Politikën e Jashtme Amerikane (NCAFP), Nizami Ganjavi International Center (NGIC) dhe Fondacioni Shared Socieve and Values Sarajevo (FSSV) u mblodhën në një takim në mes-nëntor, për të diskutuar shqyrtimin të disa çështjeve kritike përballë Ballkanit Perëndimor. 

Takimi i fundit për këtë vit, i Komitetit Kombëtar për Politikën e Jashtme Amerikane (NCAFP), ishte si pjesë e një serie takimesh që mban kjo organizatë e politikës jofitimprurëse, kushtuar zgjidhjes së konflikteve që kërcënojnë interesat e SHBA. 

Ku siç dihet për 5 dekada NCAFP, në drejtim të këtij qëllimi, identifikon, artikulon dhe ndihmon në avancimin e interesave të politikës së jashtme amerikane nga një perspektivë jopartiake brenda kornizës së realizmit politik.

Në faqen e saj të internetit, thuhet se pas suksesit të një diskutimi publik të mbajtur në Shtator 2020, organizatorët(NCAFP), menduan se do të ishte e përshtatshme të përqendroheshim në reagimet ndaj Planit Ekonomik dhe të Investimeve të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor (botuar në Tetor 2020) dhe zgjerimin e të ashtuquajturës Zona “Mini Schengen”. 

Duke iu referuar dokumentit zyrtar thuhet se të dy takimet e mbajtura nga Komiteti Kombëtar për Politikën e Jashtme Amerikane (NCAFP),  kanë fituar një mbështetje të konsiderueshme të politikës së jashtme, amerikane, duke përfshirë rolin e “krijesës” së re Ballkanike “Mini Schengen” në marrëveshjet e normalizimit ekonomik, sidomos atë të nënshkruar në Uashington në Shtator 2020. 

Më tej deklerata përmbledhse e këtyre dy takimeve në New Jork, nga NCAFP, thotë se për më tepër, secili nga vendet e përfshira pretendon se ka potencialin për më rritur ambiciet rajonale drejt pranimit në BE. 

“Jo pa “dëm”, si plani i ri i BE-së, ashtu si duket të jet edhe nga përpjekjet e këtyre vendeve(Shqipëria, Serbia, Maqedonia) për të zgjeruar “Mini Schengen”,(Mali I Zi, Bosnie Hercegnovi + Kosova), nxisin shqetësimet në lidhje me krijimin e strukturave paralele, në vend të strukturave plotësuese karshi BE-së, thotë Stephen Whittaker analisti i NCAFP, në Nju Jork.

Ai thotë se Komiteti Kombëtar për Politikën e Jashtme Amerikane (NCAFP),  i mbledhur në takim vjetor,ishte për të adresuar këtë shqetësim thelbësor, më datën 19 Nëntor, për të diskutuar shqyrtimin të disa çështjeve kritike përballë Ballkanit Perëndimor, përfshirë “Mini Shengenin” me një panel i ftuar NCAFP, i përbërë nga ish-zyrtarë të shquar nga Shtetet e Bashkuara dhe rajoni, të cilët thanë se nëse këto zhvillime paraqesin një kurs anëtarësimi si ai i Grupit Visegrád-it, ato duhen zgjeruar.

Po, simbas Stephen Whittaker, thuhet se panelistët, ndanë shqetësimet kryesore politike e ekonomike, që ende duhet të adresohen; dhe që si BE-ja, dhe Shtetet e Bashkuara, së bashku me aktorët të tjerë të jashtëm, mund të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje të qëndrueshme për ekonominë rajonale.

Në raport thuhet se megjithëse disa theksuan nevojën jetike për lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve, dhe përmirësimin e lidhjes dixhitale në rajon, entuziazmi për ta bërë këtë brenda kufijve të kësaj zone 'Mini Schengen' ishte me mangësi: “ Në vend të kësaj, u sugjerua që rajoni të shikonte më parë se çfarë do të dalë në Samitin e Procesit të Berlinit 2021 në Gjermani, si një pike reference, kur gjurmët paralele drejt integrimit ekonomik rajonal duhet të bashkohen nën kujdesin e procesit të zyrtarizuar të pranimit në BE - në thelb duke lënë pas “Mini Schengen”.

Ndërsa, duke çuar përpara deklaratat e bëra në Samitin e Sofjes, disa ranë dakord që ky theks i ri në zhvillimin e qëndrueshëm dhe ndryshimin e klimës, do t'i shërbente mirë rajonit, veçanërisht pasi palët e interesuara kërkojnë të angazhojnë një Administratë Biden-Harris të interesuar fort për ato çështje të veçanta gjatë trajtimit të Ballkani Perëndimor, nga Washingtoni, që do të jetë në gjendje të krijojë marrëdhënie më të mira ekonomike rajonale pa struktura konkurruese, veçanërisht pa struktura që duket se përfitojnë më shumë nga një komb, ndaj kombit tjetër në Ballkanin Perendimor.

Nevoja për një udhëheqje Euro-Atlantike

Lidhur thelbësisht me procesin e zbatimit të Planit Ekonomik dhe të Investimeve dhe përmirësimin e deklaratave të Samitit të Sofjes, NCAFP, thotë se është lëvizja e vazhdueshme drejt integrimit më të madh Euro-Atlantik. Një pjesëmarrës theksoi se, megjithë fokusin e mundshëm të Administratës Biden-Harris diku tjetër, Ballkani Perëndimor do të figurojë dukshëm në lidhje me marrëdhëniet e tjera strategjike. Prandaj, integrimi i rajonit në strukturat më të mëdha ekonomike dhe të sigurisë evropiane mbetet jetik.

Po ashtu gjatë panelit për Ballkanin Peridimor thuhet se është sugjeruar që tregjet e përbashkëta në shkallë të vogël, siç është ai i propozuar në zonën “Mini Schengen” kanë tendencë të jenë me të meta të mëdha. Në rastin e Ballkanit Perëndimor, shumë ekonomi kombëtare punojnë paralelisht, në vend që të jenë komplementare. 

Kështu që së bashku ato mund të plotësojnë një tërësi më të madhe, por një treg i përbashkët rajonal do të kishte mungesë të teknologjisë së nevojshme, forcës ekonomike dhe flukseve të pastra të kapitalit që mund të ofrohen nga kombet më të mëdha, më të zhvilluara. Prandaj, disa pjesëmarrës arritën në përfundimin se përfshirja e rajonit në institucionet më të gjera ekonomike evropiane ishte thelbësore.

Ndërsa Ballkani Perëndimor përballet me sfidën e zbatimit të planit dhe angazhimeve të sipërpërmendura ekonomike, rajoni kërkon udhëheqje nga BE dhe Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar në lehtësimin e rrugës përpara. Ndërsa është thelbësore që BE të drejtojë në integrimin e rajonit në strukturat e saj dhe lëvizjen përpara të procesit të pranimit, Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojnë për të nxitur BE-në të përmbushë premtimet e saj dhe të sigurojë veçmas mbështetje për anëtarësimin në NATO gjithashtu. Siç theksoi një pjesëmarrës, pranimi në NATO shpesh çon në një rrugë më të qartë drejt BE-së.

Sidoqoftë, disa vunë në dukje se para se të marrin një rol të theksuar udhëheqës, të dytët BE dhe Shtetet e Bashkuara do të duhet të kapërcejnë krizat e krijuara nga COVID-19, të “lundrojn” në zgjedhjet e ardhshme gjermane, të menaxhojnë shqetësimet në rritje të sundimit të ligjit në Poloni dhe Hungari dhe të shohin Brexit deri në përfundimin e saj. Këto nuk janë hapa të lehtë për t'u ndërmarrë, por do të lejojnë që Shtetet e Bashkuara dhe BE të flasin me qartësi dhe autoritet më të madh në lidhje me Ballkanin Perëndimor.

Duke parë përpara…..!

Derisa Shtetet e Bashkuara dhe BE të mund të marrin një rol drejtues të ringjallur dhe të koordinuar, ka hapa të tjerë që vendet në rajon mund të ndërmarrin për të vazhduar zhvillimin dhe integrimin e tyre me ekonomitë më të mëdha Evropiane dhe globale. Disa pjesëmarrës theksuan shpopopullimin, pra largimin e njerëzve nga Ballkani Perendimor, drejt Europës dhe SHBA, dhe rrjedhjen e “trurit” në BP, si çështje me shqetësim jetësor. 

Kjo çoi në një sugjerim që diasporat e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Europë dhe SHBA, duhet të angazhohen më thellë në lëvizjen e vendlindjeve të tyre, për të bërë përpara. Një pjesëmarrës ofroi provojën e diasporës, nga ata që u larguan për të ndjekur mundësi më të mëdha ekonomike , e cila do të punonte edhe për të forcuar rajonin pasi ky model ka punuar për kombet e tjera të vogla në të kaluarën.

Duke u bazuar në temën e kombeve ‘më të vogla’, disa pjesëmarrës ranë dakord që duke parë shembujt e vende të tilla si Izraeli, Irlanda, Singapori dhe Estonia mund të ndihmojnë për të ndezur ide novatore. Duke shfrytëzuar fuqinë punëtore endemike të arsimuar mirë dhe me teknologji, në investimet në Ballkanin Perëndimor dhe zhvillimi i ndërmarrjeve të reja mund të përqendrohen në sektorin e teknologjisë dhe fushën dixhitale. 

Puna për të ndërtuar programe universitare të klasit botëror për t'u përqëndruar në këta sektorë industrialë sigurisht që do të ndihmonte në rritjen e ekonomisë rajonale. Përparimi i shqetësimeve të rajonit në kampuset universitare në të gjithë botën, sugjeruan disa, do të ndihmonte gjithashtu për të përqëndruar interesin e jashtëm në Ballkanin Perëndimor dhe për të ndërtuar mbështetje për nisma të tilla.

Në fund të fundit, u ankuan panelistët dhe pjesëmarrësit, se shumica e rrugës përpara për Ballkanin Perëndimor, lidhet me shpejtimin e procesit të pranimit në BE dhe trajtimin e shqetësimeve të sundimit të ligjit – që janë aspak pengesa të lehta për t'u hedhur. Sidoqoftë, duke marrë mbështetje të fortë nga institucionet e BE-së dhe homologët e tyre amerikanë në menaxhimin e këtyre sfidave, ka shpresë për progres të konsiderueshëm në periudhën afatmesme dhe afatgjatë, thuhet në raportin e Komiteti Kombëtar për Politikën e Jashtme Amerikane (NCAFP).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat