Diplomati i karrierës William Burns, përzgjidhet nga Biden për të udhëhequr CIA-n

Amerika

Diplomati i karrierës William Burns, përzgjidhet nga Biden për të udhëhequr CIA-n

Nga: Nga Beqir SINA, New York Më: 11 janar 2021 Në ora: 19:22
William Burns

William J. Burns, diplomati i karrierës është një ndër zgjedhjet e fundit, të Presidentit të 46të, të SHBA, Joe Biden për të udhëhequr axhensin më të madhe të zbulimit, prestigjozen e Inteligjencës kombëtare amerikane, CIA, njoftoi radio kombëtare NPR.

Burns, 64 vjeç, është një ish-ambasador i SHBA, i cili ka shërbyer më pari në Rusi dhe Jordani. Si një zyrëtar i lart e shërbimit të huaj në karrierë, ai punoi nën presidentët demokratë dhe republikanë. Ai ishte zëvendës sekretar i shtetit gjatë viteve të Obamës, por ai u largua nga Departamenti i Shtetit në 2014, për të drejtuar “think tank”, Carnegie Endowment për Paqen Ndërkombëtare.

Administrata e Biden: Ja kush janë disa të emëruar deri më tani në Sigurinë Kombëtare

Në emrimin më të fundit Presidenti Biden, tha se Burns "ndan bindjen time të thellë se inteligjenca duhet të jetë jopolitike dhe se profesionistët e përkushtuar të shërbimit të inteligjencës, si Burns, që i shërbejnë kombit tonë meritojnë mirënjohje dhe respekt."

Arritjet e dukshme të Burns përfshijnë përdorimin e kanaleve kthyese për të filluar negociatat ndërkombëtare me Iranin mbi ambiciet e tij bërthamore. Ai u largua nga qeveria ndërsa SHBA dhe vendet e tjera po punonin drejt një marrëveshjeje për të kufizuar programin bërthamor të Iranit. Plani i Përbashkët i Përgjithshëm i Veprimit, ose JCPOA, u finalizua më pak se një vit pas pensionit të tij.

Presidenti Trump tërhoqi SHBA nga marrëveshja bërthamore e Iranit në 2018, ndërsa Biden thotë se ai favorizon kthimin në marrëveshje nëse Irani, bie dakord të respektojë kufizimet e përcaktuara në dokument.

Në vitin 2019, Burns shkroi një letër - kritikë të ashpër të asaj që ai e quajti "keqpërdorim diplomatik" të administratës Trump, duke thënë se kishte keqtrajtuar Marie Yovanovitch, ambasadoren e SHBA në Ukrainë, siç dihet heqja e saj nga posti i ambasadores në Kiev, u bë një temë qendrore në fajësimin e presidentit Trump dhe gjyqin e Senatit, tha radio kombëtare NPR.

Burns i tha radios kombëtare NPR në fund të vitit 2019, "Sipas përvojës sime, ajo që gjallëron politikën e jashtme amerikane në më të mirën tonë ka qenë një ndjenjë e interesit të ndriçuar - me fjalë të tjera, pikëpamja se interesi ynë personal si një vend, të cilin ne gjithmonë po shkojmë për të thënë së pari, se si funksion diplomacia amerikane, është të shërbehet më mirë duke bërë një kauzë të përbashkët ".

Në raportin e Departmentit të Shtetit, për këtë axhend athere u tha se : “ Disa çështje u diskutuan, përfshirë çështjet që lidhen me Dialogun Prishtinë-Beograd, për të lehtësuar nga BE, situatën në veri të Kosovës dhe aktivitetet e EULEX.”

Ish shefi i Misionit në Kosovë, De Marnhac, rreth atij takimi vuri në dukje se EULEX, si misioni i parë CSDP që përfshin të huajt përfshirë SHBA, është një shembull i shkëlqyeshëm i bashkëpunimit BE - SHBA. në Kosovë. Ku, pala amerikane shprehu vlerësimin për punën e EULEX-it në rrethana shpesh të vështira.

Ish/Zëvendës Sekretari i Shtetit Burns, citohet të ketë thënë pas atij takimi se “ pranojë se çështja është e ndjeshme, por ajo që është më e rëndësishme është mundësia më e gjerë” ka konkluduar ai.

“E gjithë kjo çështje ka të bëjë me atë se si Kosova mund të fitojë të drejtën të përfaqësojë veten në organizatat rajonale dhe si të vendosë bazat për marrëdhënie më të ngushta me Evropën. Të fitosh atë të drejtë, të fitosh shansin për të marrë pjesë si të barabartë dhe për të përfaqësuar veten, është një fitim i madh për Kosovën, " citohet të ketë thënë Burns, në Prishtinë( 18 shkurt 2011), pas takimit me Presidentin Thaçi dhe liderit e Kosovës.

"Të gjitha pyetjet e tjera simbolike dhe teknike ... janë më pak domethënëse në krahasim me zërin tuaj, vendin tuaj në tryezë. Kjo është ajo që ka të bëjë me sovranitetin, ”shtoi Zëvendës Sekretari i Shtetit i SHBA Burns.

Shefi i ri i Inteligjencës Kombëtare, Burns tani po pozicionohet për të zëvendësuar Gina Haspel, shefe aktuale e CIA-s që u ngrit nga zv / drejtore në vendin e lartë të zbulimit amerikan, në 2018 kur Mike Pompeo u largua nga agjencia për t'u bërë sekretar i shtetit. Ajo është gruaja e pare në SHBA, që kryesoi CIA-n në të gjithë historinë e saj.

Promovimi i Haspel ishte i popullarizuar në mesin e personelit aktual dhe ish të CIA-s. Ajo thuhet se komunikonte me Presidentin Trump rregullisht, si pjesë një grupi të “ngusht” që i jepte informime të inteligjencës presidentit , në çdo javë.

Por mbështetja për Haspel, nga komuniteti i inteligjencës si dhe Shtëpia e Bardhë, duket se u dobësua me kalimin e kohës. Trump ishte shpesh i mërzitur me vlerësimet e Axhensisë të Inteligjencës Kombëtare, për vende të tilla si Rusia, Irani dhe Koreja e Veriut , pasi ai “dyshonte” në atë se disa gjëra nuk përputheshin me mendimet e tij, shkruan radio kombëtare NPR.

Kjo e la Haspel dhe zyrtarë të tjerë të sigurisë kombëtare në një pozicion të vështirë, në mos të pamundur. Ata rrallëherë, thuhet se, mund ta bindnin Trumpin. Dhe nëse ata e sfiduan presidentin, ka të ngjarë të anashkaloheshin - të zëvendësoheshin me zyrtarë më pak përvojë, kredenciali kryesor i të cilëve ishte besnikëria ndaj presidentit.

Mirëpo, simbas NPR, plani për të nominuar Burns ndjek një model që Biden ka krijuar me përzgjedhjet të tjera për ekipin e tij të sigurimit kombëtar, i cili përfshin njerëz që kanë punuar ngushtë me Biden kur ai ishte nënkryetar në administratën Obama.

“Disa ishin në pozicionet Nr. 2 në agjencitë e tyre gjatë asaj periudhe dhe tani janë duke u ngritur në role drejtuese pasi ishin jashtë qeverisë gjatë mandatit të Trump” thotë NPR.

Avril Haines, i cili shërbeu si nëndrejtor i CIA-s nën Obamën nga 2013-15, do të emërohet si drejtor i inteligjencës kombëtare. Tony Blinken, zëvendës sekretari i shtetit nën Obamën, është i nominuari i Biden për sekretarin e shtetit. Jake Sullivan, i cili shërbeu si këshilltar i sigurimit kombëtar të Zëvendës Presidentit Biden - dhe punoi me Burns në marrëveshjen për Iranin - është vendosur të bëhet këshilltar i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, me Presidentin Biden.

Gjenerali i Ushtrisë në pension Lloyd Austin, është zgjedhja e Biden për të qenë sekretar i mbrojtjes, mbasi ai ka punuar ngushtë me ish-nënkryetarin Biden, si një komandant i lartë i trupave amerikane në Lindjen e Mesme gjatë administratës së Obamës.

Si rezultat, ekipi i sigurimit kombëtar të Biden përbëhet nga profesionistë me përvojë, të cilët janë të njohur mirë të paktën me shërbimin e njëri-tjetrit, dhe ata janë tashmë fytyra të njohura në agjencitë e sigurisë kombëtare dhe ato të zbulimit, dhe që janë gati të marrin detyrat e reja me administratën Biden.

Sidoqoftë, disa analistë vërejnë se ky është gjithashtu një grup që është pjesë e institucionit më të rendësishëm të Uashingtonit, i cili mund të çojë në një qasje tjetër ndaj çështjeve afatgjata - të tilla si konfliktet e Lindjes së Mesme - që mbeten të pazgjidhura. Radio kombëtare NPR, tha se Biden pritet të mbajë në vend drejtorët e FBI, Christopher Wray dhe Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, gjeneralin e ushtrisë Paul Nakasone.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat