Lushi: “Kërkesa ime për 500 000 vaksina për Kosovën shtetit amerikan”

Amerika

Lushi: “Kërkesa ime për 500 000 vaksina për Kosovën shtetit amerikan”

Nga: Beqir SINA – New York Më: 27 prill 2021 Në ora: 06:59
Uk Lushi

WASHINGTON D.C. : Veprimtari i njohur i komunitetit, Uk Lushi, shkruajti në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, se ka bërë një kërkesë, zyrtarit të Shtëpisë së Bardhë, për vaksinat, zotit Andy Slavitt, ku i ka kërkuar atij një paketë me 500 000 vaksina për Kosovën, nga shteti amerikan, në paketën e lajmëruar sot të 60 milion vaksinave për vendet në nevojë.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Andy Slavitt, ka deklaruar sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shpërndajnë për vendet tjera 60 milionë doza të vaksinës AstraZeneca.

Lushi, duke e faleminderuar zyrtarin e Presidentit për vaksinat, i shkruan atij në cicërimën në Twetter, duke ju derjtuar se Amerika së shpejti lëshon 60 milionë vaksiona Astra Zeneca për vendet tjera! Kamë një kerkesë për një paketë me 500 000 vaksina për Kosovën, nga shteti amerikan”

Më tej Lushi, në cilësinë e veprimtarit ju drejtohet të gjithë shqiptarve, që kanë access në Twitter, të shkruajn dhe ti drejtohen Andy Slavitt, përfaqësuesit të Presidentit për vaksina!

Në përgjigjen e tij Slavitt, i shkruan një cicërim zotit Lushi, ku ai thotë se ende nuk janë siguruar dozat e vaksinave, por se po punohet për sigurimin e tyre.

“SHBA do të lëshojë 60 milionë doza Astra Zeneca për vendet e tjera pasi ato të jenë të disponueshme” shkruan Andy Slavitt, përfaqësuesit të Presidentit për vaksina!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat