Komuniteti shqiptar në ndihmë të dy viktimave që humbën jetën në Florida, javën e kaluar

Amerika

Komuniteti shqiptar në ndihmë të dy viktimave që humbën jetën në Florida, javën e kaluar

Nga: B.S Më: 5 maj 2021 Në ora: 06:19
Foto

Dy gra shqiptare humbën jetën javën e kaluar në Florida, pasi u qëlluan me thikë nga një 19 vjeçar.

Sipas Imelda Pojani, e cila ka shkruajtur në portalin e mbledhjes së ndihmave GoFundMe, zbulohen edhe emrat e dy viktimave, të cilat janë Zhaneta dhe mbesa e saj Hera Dindi, të cilat humbën jetën pas sulmit të dhunshëm të 19 vjeçarit Sage Gayle Curry, në shtëpinë e tyre, në Largo - Tampa Bay - Florida.

Për t'i ardhur në ndihmë familjarëve komuniteti shqiptar në SHBA, ka hapur një fond bamirësie në portalin e njohur dhe serioz GoFundMe, në të cilin simbas regjistrit ata kanë mbledhur deri tani 17,385 dollar ndërsa synojnë të mbledhin 20,000 dollar

Oraganizata AHFT (Albanian Heritage Foundation Of Tampa Bay, në faqen e saj të internetit shkruan se :" Me hidhërim ju njofton humbjen e papritur të dy pjestareve të komunitetit tonë zonjës Zhaneta Dindi dhe mbesës së saj Hera Dindi. Ceremonia mortore dhe varrimi u bënë të dielën, në Curlew Hills Memory Gardens Funeral Home”, shkruhet në njoftimin e AHFT, ku njëkohësisht është dhënë edhe numri i llogarisë ku mund të bëhen donacionet, për të arritur 20 mijë dollar.

Therren për vdekje dy gra shqiptare në SHBA, zbulohen detaje të tjera

Sipas asaj që raportuan mediat amerikane më 27 Prill, dy viktimat ishin emigrante shqiptare

Detajet që janë zbuluar nga ajo masakër e pakuptueshme e ndodhur 8 ditë më parë në SHBA, ku një 19-vjeçar amerikan vrau me thikë dy gra.

Sipas asaj që raportojnë mediat lokale, dy viktimat ishin emigrante shqiptare.

Tashmë 19-vjeçari amerikan përballet me dy akuza për vrasje të shkallës së parë me thikë të dy grave shqiptare, të cilat policia thotë se ai i ndoqi në shtëpi dhe i sulmoi,.

Po simbas raporteve të nxjerra në mediat amerikane, detektivet sqarojnë se 19-vjeçari Sage Gayle Curry, nga Largo, Florida i ndoqi viktimat në shtëpinë e tyre pranë bllokut 1000 të “Eighth Avenue NW” pasi i pa ato në publik, sipas Departamentit të Policisë Largo.

Polica , dhe ajo që u tha hetuesve mendohet se dorazi hyri në shtëpi përmes një dritare dhe sulmoi të parën vajzën 19 vjeçare “me një thikë të mprehtë të kuzhinës që mundi të gjente, ato brenda shtëpisë” – një thikë kjo për prerje mishi – shkroi një hetues në një raport arrestimin.

"Ai goditi disa herë viktimën e parë në gjoks ndërsa ajo flinte," tha policia.

Po simbas policise, gjyshja e cila flinte në dhomën tjetër , u ngritë dhe u përpoq ta mbronte mbesën, dhe e ka plagosur 19-vjeçarin para se ai ta godiste fatalisht disa herë në fytyrë dhe qafë, atë.

Curry, më pas u largua nga shtëpia dhe i plagosur, kërkoi ndihmë nga një fqinji i tij i cili më pas thirri 911, tha policia.

Sulmi “besohet të jetë një veprim i rastësishëm”, tha policia e Largos në një deklaratë të lëshuar të martën, por “kjo mund të ndryshojë ndërsa hetimi vazhdon”.

Policia tha se 19-vjeçari “nuk ka asnjë lidhje të njohur” me dy viktimat, por ai ende nuk ka thënë se si u plagos. Ndërkohë, që ende po hetohet se si ndodhi masakra.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat