Arti më i mirë në natyrë shfaqet në New York, këtë vjeshtë “ Hacer: Transformimet”

Amerika

Arti më i mirë në natyrë shfaqet në New York, këtë vjeshtë “ Hacer: Transformimet”

Nga: Beqir Sina Më: 22 shtator 2021 Në ora: 23:32
Arti në New York

Skulptura masive origami kanë pushtuar një lagje në “zemër” të New York City

New York City - Media njujorkeze, shkruan se këto skulptura gjigante të frymëzuara nga Origami tani zbukorojnë një pjesë të bulevardit të famshë Broadway, në qytetin e New Yorkut, duke sjellë një bukuri tjetër të ngjashme me ato në qarkun “Garment District - Distriktin e Veshjeve”.

Instalimi, i titulluar "Hacer: "Transformimet", janë skulptura metalike të trasha të shtatë kafshëve të ngjashme me comics prej letre të cilat janë : dy Kojota ngjyrë bruz të errët, dy Lepuj bruz të mesëm, një Elefant magjent, një Qen të verdhë dhe një këlysh Ariu të gjelbërt".

Arti më i mirë në natyrë në NYC këtë vjeshtë, ndodhet në sheshet publike të Bulevardit Broadway në rajonin “Distriktin Garment” midis rrugëve 36st. dhe 39st. dhe do të jetë aty deri më 23 nëntor, trasmetuan televizionet lokale, të qytetit.

Instalimi, thonë ato është pjesë e veprave të artit public në qytet, vendosur në qarkun "Garment District Art në Plazas", në bazë të një programi të artit publik gjatë gjithë vitit, i bërë i mundur përmes Arterventions, pjesë e Programit të Artit të Departamentit të Transportit në Qytetin e Nju Jorkut.

"Ndërsa shkojmë drejt vjeshtës, ne duam që Distrikti i Veshjeve, si quhet ky rajon, të jetë një hapësirë mikpritëse dhe e këndshme për të gjithë vizitorët, qofshin ata duke u kthyer në punët për rreth dhe zyrave te tyre, ose duke kaluar thjesht nëpër shitoret e shumta mes atyre rrugve në Bulevardin Broadway", tha Barbara A. Blair, presidente e Distriktit Garment - Aleanca e Qarkut.

"Ne e dimë se këto skulptura të mëdha do të sjellin një buzëqeshje në fytyrën e të gjithëve dhe ne i inkurajojmë të gjithë të ndalojnë pak, dhe të bëjnë një fotografi me skulturat e tyre të preferuara të frymëzuar nga Origami!"

Artisti kalifornian Hacer, që do të thotë "të bësh" në spanjisht, krijoi skulpturat nga çeliku të veshur me solucion xhami-plastik – ku skulptura më e madhe e serisë, është "Coyote, Stalking", është i gjatë 14 këmbë.

Hacer, eshte artisti, që punon si skulptor që projekton dhe ndërton forma në shkallë të gjerë, të frymëzuara nga Origami me ngjyra të theksuara dhe të forta. Ai kishte një fëmijëri të vështirë dhe tani synon të "nxjerrë një përgjigje dinamike në lidhje me marrëdhënien e shikuesit me fëmijërinë e tyre dhe beson se përmes këtij ndërveprimi të gjithë mund të fillojnë përsëri jeten" ashtu siç bëri ai, sipas Aleancës së Qarkut të Veshjeve.

Ai ka punuar në bregun perëndimor, por tani ka filluar të ekspozohet këtu në bregun lindor-kjo është shfaqja e tij e parë solo-vetëm në shkallë të gjerë në Nju Jork.

"Ne jemi të kënaqur të prezantojmë Hacer: Transformimet, në të cilat veprat çuditëse po transformojnë Broadwayn për njujorkezët dhe vizitorët e huaj," tha Emmanuel Fremin, pronar i Galerisë Fremin. "Pas më shumë se një viti të kufizimeve të lidhura me COVID-19, ky ekspozim I këtyre veprave të artit në natyrë e veprave të Hacer sjell gëzim dhe optimizëm në zemër të New York City. "

"Hacer: Transformations" do të qëndrojnë në Broadway, midis rrugëve 36st. dhe 39st., deri më 23 nëntor.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat