Takim mbreslënës me presidenten Osmani dhe ministren Gërvalla

Amerika

Takim mbreslënës me presidenten Osmani dhe ministren Gërvalla

Nga: Agim Aliqkaj Më: 26 shtator 2021 Në ora: 18:16
Presidentja Vjosa Osmani dhe z. Agim Aliqkaj

Ishte nder dhe kënaqësi e veçant për mua të marr pjesë në takimin me komunitetin shqiptaro-amerikan të Presidentes Vjosa Osmani dhe Ministres Donika Gërvalla-Schwarz, bashkë me ministra dhe personalitete tjera politike dhe diplomatike, të organizuar nga Konzullata e Republikës së Kosovës në Nju Jork.

Presidentja reflektonte me një buzëqeshje të lehtë, freski, sinqeritet, aftësi, edukatë dhe njohje të situates aktuale.

Image
Ministrja Gërvalla dhe z. Aliqkaj

 

Edhe bija e heroit të kombit Jusuf Gërvalla, Ministrja Gërvalla ishte në të njejtin nivel. Ato gjetën kohë të bashkëbisedojnë me të gjithë të pranishmit për shumë çështje me rëndësi shtetërore dhe kombëtare:

-Rritja e mirëqenjes së popullit të Kosovës, luftimi i korrupsionit, lehtësimi i rregullave dhe kushteve për investime.

-Përgjigjëja adekuate provokimeve të fundit dhe kërcënimeve të shovinstëve dhe shtetit kriminal serb, pjesëmarrja e barabartë dhe e drejt në dialog pa cënimin e sovranitetit dhe integritetit të shtetit.

-Rëndësia e bashkëpunimit me Shqipërinë dhe forcat politike kudo në Trojet tona.

-Bashkërenditja e veprimeve shtetërore me shtetin Amerikan, mikun më të mirë të kombit shqiptar.

-Rëndësia e Diasporës së lavdishme shqiptare në Amerikë dhe kudo në botë.

-Rëndësia e forcimit të aktitvitetit lobist në Washington. Vlerat dhe e meritat e pamohueshme në këtë fushë të Ligës Shqiptaro Amerikane në krye me ish-kongresistin Joseph DioGuardin.

-Shpresat që partitë opozitare në Kosovë, të bëhen opozitë konstruktive, me kritika të bazuara dhe përkrahje të shtetit të Dardanisë në konfrontim me shtetin abnormal serb.

Unë nga ana ime, ndër tjera, bëra edhe një koment. Qeveritarët e shtetit tonë, që përveç anëtarësisë së partive të tyre, ja arrijnë ta sigurojnë përkrahjen e Mërgatës, sidomos të intelektualëve të pavarur, e kan ardhmërinë e sigurt. Mërgata ka qenë dhe do të jetë gjithëmonë opozitë ndaj politikanëve të këqinj.

Më bëri shumë përshtypje, kur unë u prezantova në fillim të takimit dhe Presidentja më tha. Unë të njoh se i lexoj shkrimet tua.

Faleminderit Presidente e nderuar, Znj. Vjosa Osmani dhe Ministre e nderuar Znj. Donika Gërvalla-Schwarz. Faleminderit Konsullata e Republikes se Kosoves ne Nju Jork.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat