Sulm ndaj Madeleine Albright - Diplomacia Tomahovka në Ballkan!

Amerika

Sulm ndaj Madeleine Albright - Diplomacia Tomahovka në Ballkan!

Nga: Skënder Karaçica Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 23:04
Madeleine Albright

Këto ditë, në kabinetin e presidentit Joe Biden në Washington, doli lajmi zyrtar se ish-Sekretarja e shtetit Madeleine Albright është zgjedhur në Këshillin e Mbrojtjes në Pentagon.

Për këtë lajm, shtypi zi në Beograd dhe gazeta më antishqiptare tash e një shekull “Politika”, ka reaguar ndaj zgjedhjes së mikës shqiptare Madeleine Albright në këtë detyrë të mbrojtjes në Washington, duke theksuar me ironinë e njohur serbe “Diplomacia e Tomahovkës” në Ballkan dhe liria e Kosovës...!

Për këto njëzetë vjet, në paraqitjen e saj, ish-Sekretarja e Shtetit Madeleine Albright, ka theksuar se jam e lumtur ajo që ka ndodhur në Kosovë dhe për popullin shqiptar.

Në historinë më të re ballkanike dhe çështja shqiptare, Madeleine Albright do të mbetet figura historike për lirinë dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës!

Shtypi në Beograd e ka në shënjestër për të fyer miken e shtrenjtë të kombit shqiptar në Ballkan!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat