Fishekzjarret dhe rënia e Topit në Times Square - Nju Jork, ndezin shpresat e Vitit të Ri 2022!

Amerika

Fishekzjarret dhe rënia e Topit në Times Square - Nju Jork, ndezin shpresat e Vitit të Ri 2022!

Beqir SINA - New York City Nga Beqir SINA - New York City Më 1 janar 2022 Në ora: 09:29
TIMES SQUARE, Manhattan NY

TIMES SQUARE, Manhattan NY- Qyteti i Nju Jorkut mirëpriti vitin e ri 2022- ndërsa rënia e Topit u shoqërua me brohoritjet që u përhapën në Times Square, një traditë e festimit të natës së Vitit të Ri që u kthye në një qytet të rrethuar nga një pandemi globale.

Viti i ri erdhi me një rënje të topit 6 tonësh, të veshur me gati 2,700 kristale Waterford, dhe një turmë prej rreth 15,000 spektatorë.

Njujorkezet e festuan në këtë mënyrë sipas gazetarëve në përpjekja për të treguar sadopak optimizëm se ditët më të këqija të pandemisë tani janë lënë pas me ikjen e vitit 2021 - edhe pse zyrtarët e shëndetit publik paralajmëruan kundër festimeve të shfrenuara mes infeksioneve në rritje COVID-19 nga varianti omicron.

Image
Beqir SINA - New York City

Megjithëse turmat ishin më të vogla, brenda në sheshin në Times Square, mijëra të tjer qëndronin  në blloqet për rreth për t'u “zhytur” në festë,  në një natë të butë dimri në qytetin e Nju Jorkut.

Qyteti i Nju Jorkut kështu la pas vitin 2021,  dhe nisi të mirëpresë vitin 2022 , me një festë tradicionale në Times Square, që daton nga fund Shekulli i 18të, dhe thirret “New Year’s Eve Ball Drop”.

Rënia vjetore e topit , këtë vit ndodhi të Premten, (31 Dhjetor), ndërsa ora shkonte në mesnatë 11:59 dhe erdhi viti i ri, në 00:01, një rast që zakonisht më së shumti pritet me gëzim të madh në familje, lokale dhe institucione, televizione,  e tjerë.

Njerëzit kudo e nisën edhe këtë viti të ri  duke u përshëndetur me njeri tjetrin me ndonjë gotë shampanjë, verë, dhe këngë që tingëllojnë plot dashuri, për Vitin e Ri.

Me puthje e përqafime të gëzueshme, dhe ndanë ashtu me hare me njeri tjetrin- plot urime të përzemërta, duke shpërndarë ngado shpresa të mëdha për kohë më të mira përpara, prosperitet, lumturi dhe vetëm gëzime.

Dyshimet ditët e fundit të vitit 2021, u sollën rreth e rrotull nëpër media, nëse qyteti do të duhej të anulonte këtë edhe vit, festimet masive në Times Square! 

Kjo pasi qyteti këtë javë fundviti regjistroi një numër rekord të rasteve të COVID -19 (Omicron), aq sa çuan në atë, që disa qytete si Atlanta, të kishin vendosur të anulonin festimet e tyre.

Megjithatë duhet cekur se festimet e ketij viti në Times Square, nuk u anuluan por kishin disa ndryshime thelbësore në festën e këtij viti.

Vetëm pesëmbëdhjetë mijë spektatorë u lejuan të hyjnë në sheshin e famshëm Times Square, dhe kjo për shkak të situatës me numrin e lart të infektimeve me virusin Omicron 

Çka mund të tingëllonte si shumë, por kjo thanë autoritetet e qytetit është rreth 75% më pak njerëz se normalja, e çdo nate të vitit të ri në NYC , kur ky shesh stërmbushet me afro 1 milion njerêz.

Kurse këtë vit të ri(2022) të gjithë që hynë në sheshin Times Square, përveçse fëmijëve nën moshën 5 vjeç, tregonin një dëshmi të vaksinimit, e- greenpass ose ID pass në regjistrimin elektronik - IPhone, e tjerë, dhe çdo njeri pa tjetër duhet të mbante një maskë gjatë gjithë kohës.

Në fakt, polemikat lindën pasi disa nga zyrtarët e lart të qytetit, ishin ata që kërkuan që qyteti të anulojë të gjitha grumbullimet masive, përfshirë dhe festimin tradicional në NYC.

Pikërisht natën hedhjen e topit në Times Square, por kjo nuk ndodhi, sepse njujorkezet dëshironin edhe me pak njerëz të festojnë ashtu si i kanë traditë.

I pari që e kundërshtoi këtë lloj festimi ishte Presidenti i ardhshëm i Manhattan Borough Mark Levine, i cili shkroi në Twitter se ngjarja duhej të ishte anuluar krejtësisht, ashtu siç bënë në Romë, Paris dhe Tokio.

Por, Tom Harris, presidenti i Aleancës Times Square, përgjegjësi kryesore për sheshin e famshëm nuk ishte aspak dakord, dhe u dha të drejt njujorkezëve të festojnë por t’ju binden rregullave .

Ai tha se u: “ Bëmë gati sheshin vetëm për 15 mijë njujorkez , dhe të gjithë të vaksinuar, dhe me maskë - Topi i kristalit  ra dhe njujorkezet festuan Vitin e Ri 2022 në festimin tradicional në Times Square”.

Në ndërkohë, NYPD, angazhoi më shumë se 1500 policë.

Në të gjitha kryqëzimet e rrugëve që të çonin në Times Square kishte “chek- point” me kordonë policesh. Të gjitha rrugët për rreth ishin të rrethuara me barriera. NYPD u tha se anuluan ditët e pushimit të oficerëve të tyre dhe shtuan patrullimet.

Menjëherë pas rënies së topit, në sheshin Times Square,  rreth orës 12:10 të mesnatës, së vitit të ri, Eric Adams, u betua si kryebashkiaku i ri i qytetit të Nju Jorkut.

Por kryebashkiaku Bill de Blasio, i cili u largua mbas dy mandateve tha se festimet në Times Square do t'i "tregojnë botës se qyteti i Nju Jorkut po lufton në rrugën tonë përmes kësaj pandemie mbarë botërore".

Kryetari i ri i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, tha:

"Është e mrekullueshme kur Nju Jorku i tregon të gjithë vendit se si ne kthehemi," tha ai. "Ne i treguam të gjithë globit nga çfarë jemi krijuar. Ne jemi të pabesueshëm. Ky është një qytet i pabesueshëm dhe, më besoni, ne jemi gati për një rikthim të madh sepse ky është Nju Jorku."

Kjo ndjenjë shpresëdhënëse u përfshi nga brohoritjet e fuqishme  nga mijëra njerëzit në Times Square- New York City.

Image
TIMES SQUARE, Manhattan NY
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat