4 Korrik 1776, SHBA feston sot 246 vjetorin e Ditës së Pavarësisë

Amerika

4 Korrik 1776, SHBA feston sot 246 vjetorin e Ditës së Pavarësisë

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 4 korrik 2022 Në ora: 07:46
Pamje nga festimi i Pavarësisë së Amerikës

Amerika feston sot 4 korrikun, 246 vjetorin : Dita e Pavarësisë. Në vitin 1776, delegatët nga 13 kolonitë e Shteteve të Bashkuara miratuan “Deklaratën e Pavarësisë”, duke njoftuar shkëputjen nga Britania.

Kjo ditë është festë federale në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1941 dhe tradicionalisht është një ditë kur amerikanët festojnë me fishekzjarre, parada, koncerte dhe SHBA festojnë sot 246 vjetorin e Pavarëisë.

Më 2 korrik 1776, Kongresi Kontinental votoi në favor të pavarësisë. Dy ditë më vonë, delegatët nga 13 kolonitë amerikane miratuan Deklaratën e Pavarësisë, të hartuar nga Thomas Jefferson.

Rebelimi i Shteteve të Bashkuara kundër britanikëve kishte filluar një vit më parë, më 1775 dhe vazhdoi derisa Shtetet e Bashkuara dhe Britania nënshkruan Traktatin e Parisit në vitin 1783, i cili zyrtarisht njohu pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më 4 korrik 1776, Kongresi Kontinental miratoi zyrtarisht Deklaratën e Pavarësisë. Festimet filluan brenda pak ditësh: parada dhe lexime publike, zjarre dhe qirinj dhe shkrepja e 13 fishekëve, një për secilin prej shteteve origjinale.

Image
Pamje nga festimi i Pavarësisë së Amerikës

U desh të kalonte pothuajse një shekull para se vendi ta shpallte zyrtarisht si festë themelimin e tij. Me miratimin së fundmi të 19 qershorit, ose June-teenth që përkujton fundin e skllavërisë në Shtetet e Bashkuara, si festë federale, vendi ka tani 12 festa të tilla. Shumë prej tyre janë të fiksuara prej kohësh në kalendarin amerikan, por prania e tyre nuk është vetëm një histori vazhdimësie. Ato pasqyrojnë mënyrën sesi kanë evoluar Shtetet e Bashkuara – nga një bashkim shtetesh me një qeveri relativisht të vogël federale në një vend më të centralizuar.

Tubimet në të gjithë vendin për Ditën e Pavarësisë dhe festat e tjera janë po aq të vjetra sa vetë vendi. Por raundi i parë i pushimeve federale, i identifikuar si i tillë sepse punonjësve federalë (fillimisht vetëm punonjësve federalë në Uashington, DC) u jepej një ditë pushimi, u nënshkrua në ligj vetëm në vitin 1870, nga Presidenti Ulysses S. Grant, pesë vjet pasi mbaroi Lufta Civile.

Kur gjatë luftës për çlirimin e Kosovës shtrohej pyetja pse amerikanët duhet të vdesin për Kosovën, natyrshëm dilte përgjigjja e këtij kombi të madh: se burrat më të ndritur të këtij kombi, më 4 Korrik 1776, si sot, 246 vjet më parë, kishin vendosur të krijojnë shtetin e bazuar në lirinë dhe të drejtat e barabarta të secilit komb. Trashëgimia dhe porosia e tyre, pra e çoi Amerikën në luftë, për të mbrojtur principet e lirisë dhe demokracisë amerikane edhe në Kosovë. 

Image
Pamje nga festimi i Pavarësisë së Amerikës

Për Amerikën gjëja më e shenjtë, e cila simbolizon edhe këtë ditë, është fjala liri e demokraci.

Pra, liria e Kosovës ishte emër kuptimplotë për Amerikën dhe kombin shqiptar. 4 Korriku kumbon thellë në zemër, të saj tek tri fjalët e para të Kushtetutës amerikane, “We the People”, “Ne Populli”, për të theksuar rolin e rëndësishëm që shtetasit amerikanë që kanë në qeverinë e Shteteve të Bashkuara. Ato tri fjalë u bëjnë thirrje amerikanëve të mos harrojnë se përveç pushtetit që ata ushtrojnë ndaj qeverisë, nëpërmjet të drejtës së tyre të votës, ata duhet të mbajnë edhe përgjegjësinë për lirinë e vendit të tyre.

4 Korriku 1776, Dita e Dekleratës së Pavarësisë Amerikane, aq sa i përket kombit amerikan, po aq u përket edhe shqiptarëve, kombit shqiptar. Kombi shqiptar feston 4 Korrikun, ashtu si feston lirinë e tij Pavarësinë e saj 28 Nëntorin 1912, ose lirinë e çlirimin e Kosovës 12 qershorin 1999 dhe 17 shkurtin 2008 Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, e cila, i është mirnjohëse për jetë të jetëve Shteteve te Bashkuara te Amerikës.

Ish Presidenti parë i Kosovës, i ndjeri Dr. Ibrahim Rugova, ia ka dedikuar gjithë këtë mrekulli amdmirimit dhe respektit që kanë shqiptaret për Amerikën, presidentëve Regan, Bush – plakut, Klintonit, që i tha ndal genocidit në Kosovë dhe presidentit George W. Bush, i cili ishte i pari President në detyrë, që i vizitoi për herë të parë trupat amerikane në Kosovë, fill pas inagurimit presidencial.

Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, në apostulatin e tij për Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka thënë se : “Ne i duam Amerikanët, sepse, ata na dhuruan lirinë, që ne dëshironim”. Rugova mendonte se :”Kombi shqiptarë ka një respekt ideal të madh dhe jetik. Me Amerikën ne jemi të vegjel, por miq të mëdhenj që mund të bëjmë edhe punë të mëdha”.

Image
Pamje nga festimi i Pavarësisë së Amerikës

Çfarë është 4 korriku?

4 Korriku, i njohur edhe si Dita e Pavarësisë, është dita në vitin 1776 kur delegatët nga 13 kolonitë e Shteteve të Bashkuara miratuan Deklaratën e Pavarësisë, duke njoftuar shkëputjen nga Britania.

Kjo ditë është festë federale në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1941 dhe tradicionalisht është një ditë kur amerikanët festojnë me fishekzjarre, parada, koncerte dhe piknikë.

Image
Pamje nga festimi i Pavarësisë së Amerikës

Fishekzjarret

4 Korriku është i njohur në të gjithë vendin si dita e fishekzjarreve. Mijëra komunitete anembanë vendit organizojnë shfaqje me fishekzjarre në mbrëmje, më mbresëlënësja e të cilave zhvillohet në Uashington, kryeqyteti i vendit.

Fishekzjarret në 4 Korrik nuk janë diçka e re. Kongresi autorizoi përdorimin e fishekzjarreve si pjesë të festimeve të Ditës së Pavarësisë në vitin 1777 në Filadelfia dhe qysh nga ajo kohë, ato kanë qenë një mënyrë popullore për të festuar festën.

Secili shtet në Shtetet e Bashkuara ka ligjet e veta për shitjen e fishekzjarreve. Shumë shtete u lejojnë banorëve të blejnë dhe të përdorin lloje të caktuara të fishekzjarreve në shtëpitë e tyre.

Image
Flamuri amerikan dhe ai i Kosovës

Siguria

Ndërsa miliona amerikanë festojnë, zyrtarët lokalë dhe federalë të zbatimit të ligjit punojnë për të siguruar që festimet të zhvillohen pa incidente.

Policia do të jetë kudo e pranishme në qytetin e Nju Jorkut, ku do të zhvillohet shfaqja më e madhe e fishekzjarreve. Vitin e kaluar, rreth 3 milionë njerëz u mblodhën në qytet për të festuar festën. Një prani e madhe policore pritet gjithashtu në Uashington, ku qindra mijëra njerëz do të shohin shfaqjen e fishekzjarreve dhe do të dëgjojnë një koncert pranë Kongresit.

Këtë javë, policia në Ohajo arrestoi një të dyshuar që po planifikonte të shpërthente një bombë në festimet e 4 korrikut në Klivlend. Zyrtarët thonë se Demetrius Pitts, një qytetar i lindur në Amerikë, kishte shprehur besnikëri ndaj grupit militant të al-Kaidës dhe kishte synuar gjithashtu të vinte në shënjestër vende të tjera në Klivlend dhe Filadelfia.

Image
Ushtria e Kosovës në një bazë amerikane

Historia

Më 2 korrik 1776, Kongresi Kontinental votoi në favor të pavarësisë. Dy ditë më vonë, delegatët nga 13 kolonitë amerikane miratuan Deklaratën e Pavarësisë, të hartuar nga Thomas Jefferson.

Disa studiues konstitucionalë argumentojnë se amerikanët duhet të festojnë në të vërtetë më 2 korrik – dhe jo 4 korrik – për shkak të votimit historik.

Rebelimi i Shteteve të Bashkuara kundër britanikëve kishte filluar një vit më parë, më 1775 dhe vazhdoi derisa Shtetet e Bashkuara dhe Britania nënshkruan Traktatin e Parisit në vitin 1783, i cili zyrtarisht njohu pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat