Fadil Berisha në ekranin gjigant të kompanisë NASDAQ: “Welcomes Fadil Berisha”

Amerika

Fadil Berisha në ekranin gjigant të kompanisë NASDAQ: “Welcomes Fadil Berisha”

Nga: Beqir Sina - New York City Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 14:40
Fadil Berisha në ekranin gjigant të kompanisë NASDAQ

Fotografi i njohur Fadil Berisha prej vitesh  i cili numëron një serë suksese të njëpasnjëshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dje është së fundmi në sheshin e gjigandeve të rreklamave Times Square është bërë pjesë e kompanisë globale Nasdaq, dhe kjo duket si arritje në madhe publicitetin e tij në SHBA.

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë fotografi me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, ku ai është përfshirë “pa-dashur” në tundimin që e ka kapluar një kënaqësi e tillë vetanake.

Fotografi me renome Fadil Berisha postojë një cicërimë të cilën e ndau me miqt e tij amerikan dhe shqiptar ku ai shkrojti: “Faleminderit për mikpritjen Nasdaq”, dhe postoi një set të vogël me disa prej fotografive nga momentet e shfaqjes në ekranin gjigand të rreklamës në mes të sheshit Times Square që kompania globale NASDAQ i ka bërë fotografit.

Image
Fadil Berisha në ekranin gjigant të kompanisë NASDAQ

Fotografi i njohur shqiptar, Fadil Berisha, qe prej vitesh jeton me familjen ne Amerike dhe ka mbeshtetur e promovuar vazhdimisht personazhe dhe vlera te kultures dhe traditave shqiptare,është dhe shqiptari më i susksesshëm në fushën e artit në Shtetet e Bashkuara.

Ndërsa Nasdaq është një kompani prestigjoze amerikane në teknologjike globale që përkrah rritjen gjithëpërfshirës, duke krijuar mundësi për tregje dhe ekonomi të të gjitha llojeve, dhe promovuar kompani dhe personalitete që kan arritje të jashtëzakonshme në botë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat