Ndahet nga jeta dibrani i mirënjohur në Amerikë, Turan Rusi

Amerika

Ndahet nga jeta dibrani i mirënjohur në Amerikë, Turan Rusi

Nga: Beqir Sina Më: 22 janar 2023 Në ora: 20:46
Foto ilustrim

Lindi më 17 Shtator 1933, në Dibër të Madhe, ndërroi jetë më 19 janar 2023, në Staten Island - New York.

Staten Island NY(21 Janar 2023) : Në moshën 90 vjeç, ndahet nga jeta në Nju Jork, veprimtari i njohur dibran Turan Rusi. Familja e tij tha se ai vdiq në paq më 19, janar 2023 , në spitalin “Staten Island University Hospital”.

Familia Rusi, bashkëshortja e Turanit, Liria, fëmijët Selim “Sal”, Ilir “Elit” dhe Arben “Benny”, kan ndarë me pikëllim të madh njoftimin e hidhët për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre më të dashur Turan Rusi.

Ai lindi më 17 Shtator 1933, ndërroi jetë më 19 janar 2023

Të dy shërbimet e ceremonisë mortore(funerali) të premten pas dite, dhe, të shtunën paradite, familjar, të afërmeve të familjes Rusi, miqëve, shokëve, bashkë/veprimtarve, humanistve të njohur, lider të komunitetit, bisnesmen e aktivist të suksesshëm erdhën të shprehnin ngushëllime, dhe, të ndani kujtimet e e tyre për kalimin në amshim të Turan Rusit, në Librin e zi, i vendosur në hyrje të Shtëpisë Funerale Koloniale, në "Hylan Bulevard" qytetin Staten Island - NY.

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, miku i ngusht i familjes Rusi,(Sal Rusit) Erik Adams, erdhi privatisht me stafin e tij, në Shtëpin Funerale Koloniale, që ti shpreh ngushëllimet simbas zakoneve shqiptare, Familjes Rusi, bashkëshortes së Turanit, Liries, fëmijëve Selim “Sal”, Ilir “Elit” dhe Arben “Benny”, dhe të nëshkruhet në Librin e zi.

Lutja dhe procesi i varrimit në kompleksin “Varrezat Moraviane”, simbas përkatësisë së tij të besimit musliman në praninë e një numëri të madh shqiptarësh , nga zona e Tri-Shteshit, u mbajt të shtunën më 21 janar, duke filluar nga ora 9:00, e mëngjesit.

Ndërsa, varrimi u bë në mesdrek në varrezat Moraviane, pas shërbimit fetar të Imam Omer Parpaniku dhe tjerë Imam nga Xhamia e Staten Island, Caplan Tahir Kukaj, Imam Ferit Bedrolli e tjer .

Dreka e lamtumirës nga familja Rusi, u dha në lokalin “Nino’s” në Staten Island - NY.

Informacioni nekrologjisë :

Turan Rusi lindi në Dibër të Madhe, 17, Shtator 1933, i biri i patriotit dibran Selim Rusi. Shkollën fillore, 9 vjeçare i kreu në vendlindje në Dibër, deri sa u rrit, dhe nisi të punojë në punë të ndryshme, që të mbante familjen e tij, ku qendrojë dhe si “shtylla” kryesore e saj gjatë gjithë jetës.

Në vitin 1969 me ndihmën e një familjari të tij, Zimi (Gëzim) Langu, ai (Turani) me bashkëshorten dhe katër fëmijë,(Selim, Ilir, Floriana. dhe Beni) mbërrin në Romë - Itali duke vendosur për 9 muaj, simbas proceduarve të emigrimit në një kamp refugjatësh në periferi të Romës - Latina.

Në 1970, vjen në New York(SHBA), ku si gjithnjë dibranët e ardhur para tij e ndihmojn njeri tjetrin me stabilizimin, shtëpinë dhe punësimin e tij, në një kompani për ndërtimin e çative, nderkohe qe ai punojë per disa vjet edhe si mekanik.

Turan Rusi me punë e mundime ka realizuar së bashku më fëmijët( Selimin, Iliirin dhe Benin) ëndrrën amerikane, duke ndërtuar biznese shumëmilionëshe të cilat ka kontribuar disa her për çështjen kombëtare e kauza humanitare, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Më 1979, si rezultat i një pune të madhe së bashku me gruan Lirien, atyre kursimeve të fitimeve të tyre, ai hap edhe kompaninë e mirëmbajtjes së pullazeve në qytetin e Nju Jorkut, Brukilin, me emrin “Benjamin Roofing” kompani prestigjoze e cila është dhe sot e suksesshme me pronar dialin e e dytë të tij Ilirin.

Ilir Rusi, i cili njihet dhe și një aktivist me kontribut të math në komunitetin shqiptar, ai nga viti 1998 - 2002, për dy mandate u zgjodh dhe President I organizatës së njohur lobiste shqiptare Këshillit Kombëtar Shqiptar Amerikan (NAAC).

Më 15 nëntor të vitit 2003 z.Turhan Rusi, dhe tre djemtë e tij, Selimi, Ilirjani dhe Beniamin dhe z.Faton Marke, ishin ata që e përuruan në Dibër të Madhe, Qendrën për Diagnostifikimin e Kancerit “FLORINA RUSI – MARKE”, me financim të drejtpërdrejtë të familjes Rusi – nga Nju Jorku në SHBA.

Klinik, e cila ka qenë vetmja e këtij lloji në Maqedonin e Veriut, dhe në Ballkan, që ofronte të gjitha shërbimet falas dhe me një aparaturë të sofistikuar e të importuara nga teknollogjia amerikane, që familja Rusi, i dërgojë nga SHBA-të.

“Qëllimi dhe misjoni i kësaj qendre shëndetësore, ngritur në qytetin Dibër e Madhe, nga Amerika, ishte t’ju ndihmote grave në zbulimin e diagnostifikimin e hershëm të kancerit në gji, gjë, që është e vetmja mundësi për mjekim të suksesshëm, në këtë qendër e cila është më e madhja dhe e vetmja në Ballkan” na tha Turan Rusi, në një intervistë për gazetën tonë nga qyteti i Dibrës 10 vjet më parë.

Turan Rusi mbas vitit 1991, rrëzimin e komunizmit në Shqipëri, ka pritur mjaft personalitete në shqiptare në Nju Jork, duke i shoqëruar ata në takime të rëndësishme, përfshirë këtu edhe ish Presidentin e parë të Shqipërisë demokratike, mbas rrëzimit të komunizmit, dhe liderin e opozitës së atëhershme Prof. Dr. Sali Berishën.

Ndërsa, dekadën e fundit djali i madh i Turanit, Sal Rusi, filantrop dhe biznesmen i madh, që njihet jo vetëm mesin e komunitetit shqiptar në SHBA, por edhe në qarqet më të larta në Washington,(White House, Senat e Congress) e qytetin e New York - (Mayor of New York City), dallohet për lidhjet e tij shumë të afërta me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, dhe me ish-Kryeministrin e ish-Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Veprimtari i njohur i komunitetit shqiptaro-amerikan Turhan Rusi, nga Staten Island, New York, i cili vdiq këtë javë, për t’u nderuar e kujtuar nga miku i familjes Rusi, Vehbi Bajrami, botues i gazetës shqiptaro-amerikane Illyria, në New York, në këtë gazet sot(21 Janar 2023) ribotojë një pjesë nga libri “Shqiptarët e Amerikës” (autor Vehbi Bajrami), që tregon historinë e familjes Rusi në kontinetin e ri, ku me punë e mundime ata realizuan ëndrrën amerikane, duke ndërtuar biznese shumëmilionëshe që kontribuan për çështjen kombëtare e kauza humanitare.

Pjesa bazohet shkruan gazeta në një shkrim të autorit Vehbi Bajrami nga viti 2003, dhe mund të lexohet në gazetën shqiptaro amerikane Illyria në linkun e saj : http://www.illyria.com/kur-nuk-humb-shpresen-barka-e-fatit-e-gjen-limanin-e-mireqenies/

Më 27 Qershor 2022, u nderua nga Presidenti Ilir Meta me Titulliin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

Përshkrimi:

"Në vlerësim të punës së tij humanitare, nismave, angazhimeve dhe kontributeve të tij në vendlindje dhe kudo në trojet shqiptare në Ballkan. Promovimin e vlerave kombëtare, kulturore dhe shkencore, ndihmën e pakursyer për edukimin e brezave të rinj shqiptarë në SHBA, si dhe integrimin e tyre profesional dhe shkencor në shoqërinë amerikane. Kontributin e dhënë për demokratizimin e Shqipërisë dhe lirinë e pavarësinë e Kosovës; forcimin e lidhjeve historike shqiptaro-amerikane; lartësimin e imazhit të popullit shqiptar e vlerave tona kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës".

Filantropisti dhe veprimtari i njohur shqiptar Turan Rusi, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pô ashtu është i dekoruar edhe nga ish Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me Medalje Presidenciale, dhe, nga ish Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj me medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”:

Thaçi dekoron me Medalje Presidenciale, humanistin Turan Rusi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka dekoruar në 29 vjetorin e çlirimit të Kosovës me Medaljen Presidenciale, humanistin Turan Rusi.

Ish Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përmend që Rusi është një prej bashkatdhetarëve të parë që emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas luftës së Dytë Botërore.

”Për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, me Medalje Presidenciale sot e dekorova humanistin Turan Rusi. Ai është një prej bashkatdhetarëve të parë që emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas luftës së Dytë Botërore. Turani me djemtë e tij, Salin, Ilirin e Arbenin dhe gjithë familjen treguan dije, humanizëm, vullnet dhe guxim për të punuar pareshtur për lirinë dhe shtetin e Kosovës.”

Ramush Haradinaj ish Kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës – (Prot.Nr.2815/2019 (Datë – 23 Shtator 2019)

Ish Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka dekoruar me medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” , veprimtarin e dalluar të komunitetit shqiptar në Amerikë, Turan Rusi, gjatë një ceremonie, e cila është zhvilluar në një nga mjediset e Konsullatës së Kosovës në Nju Jork, ku morën pjesë lider dhe veprimtar të dalluar të komunitetit shqiptar, nga SHBA. në viitin 2019, me motivacionin :

“Për kontributin e dhënë për të drejtat e Shqiptarëve në Ballkan, dhe forcimin e marrëdhënive bilatarale në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës,” në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kam nderin t’ju prezantojë simbolin e vlerësimit tonë : Medaljen “GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat