Kremtohet në Nju Jork 112 vjetori i Kryengritjes së Malësisë

Amerika

Kremtohet në Nju Jork 112 vjetori i Kryengritjes së Malësisë

Nga: Beqir Sina - New York City Më: 4 maj 2023 Në ora: 00:01
Pamje nga festa

Më 6 prill, në vitin 1911, në malin Deçiq, u ngrit flamuri kombëtar, për herë të parë pas periudhës së Gjegj Kastriotit Skenderbeut. Kryengritja e Malësisë e vitit 1911, përfundoi me çlirimin e këtyre trevave nga pushtuesi shekullor otoman. Ngritja e flamurit kombëtar do t’i paraprinte pavarësisë së Shqipërisë, një vit më vonë me ngritjen e flamurit kombëtar në Vlorë. Kryengritjen e Malësisë e organizuan trimat malësor të udhëhequr nga kryetrimi Dedë Gjo Luli, i cili më vonë është shpallur hero kombëtar. Sot, kjo datë u shënohet me homazhe në Bratil ku u ngrit flamuri shqiptar, në Malësi, dhe në SHBA ku malësorët në Detroit dhe Nju Jork, për çdo vjet kan përkujtuar 6 prillin e vitit 1911, kur në Deçiq para 112 vjet u ngrit Flamuri shqiptar.

Në kuadër të shënimit të 112-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë, në Bronx - New York, mbrëmja përkujtimore “Kryengritja e Malësisë së Madhe 1911-2023” ku morën pjesë dhjetra bashkëatdhetar, malësorët, dhe aktivistë nga Shqipëria, Kosova dhe trevat shqiptare. 

Simbas aktivistit Leonard Berisha ky kremtim i përvjetëshëm u mbajt të shtunën(në datën 29 prill) në restoranin Easwood Manor,  nën organizmin e Shoqatës “Malesia e Madhe” me një mbrëmje festive për të kremtuar 112 vjetorin e Kryengritjes së Malesisë së Madhe. 

Duke u  përkujtua ngjarja me e lavdishme e historisë sê Malësisë  dhe heroit tonë Kombëtar Dedë Gjo’ Lulin, tha Berisha, në emër të Komisionit organizativ dhe anëtarëve të Këshillit Drejtues të Shoqatës Malësia e Madhe, përshëndeti të pranishmit zonja Gjystina Bojaj e cila edhe e udhëhoqi programin festiv të këtij kremtimi.

Hymnet Kombëtare të SHBA dhe Shqipërisë, nën  interpretimin Gjystina Bojaj, shënuan dhe hapjen e këtij kremtimi në përkujtim të 112-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë, ngritja e flamurit kombëtar në 6 Prill 1911 në Deçiç, e cila do t’i paraprinte pavarësisë së Shqipërisë, një vit më vonë me ngritjen e flamurit kombëtar në Vlorë.

Bekimi i këtij aktiviteti nga përndershmi Dom Pjeter Popaj- Famullitar i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, u shoqërua edhe me një fjalë rasti përshëndetse nga ai.

Më pasë festën e malësorve e përshëndeti kryetari i Shoqatës “Malësia e Madhe” në Nju Jork, Shuqo Gjokaj, zotëri Mark Gjonaj, Kryetar i Këshillit Kombëtar të Diasporës(KKD), Prof. Dr. Pashko Camaj - shef i Kaninetit te Federatës PanShqiptare “Vatra”, aktiivistja, zonja Age Ivezaj, dhe aktivisti Gjeke Gjonlekaj - ish gazetar i Zërit të Amerikës.

  Shoqata Malesia e Madhe për këtë mbrëmje festive kishte përgatitur një program argëtimi, të udhëhequr nga këngëtari i mirënjohur në komunitetin Shqiptar të New York e rrethinë, Fran Vulaj.

 Fjalën e rastit e mbajti zonja Age Ivezaj:

Udhëheqësi dhe strategu i pavdekshëm i maleve tona Dedë Gjon Luli

Ngritja e flamurit tonë, simbolit më të shenjët, në duart e trimave malësor në malin e Deçiqit është përpjekje e lëvizjes mbarë kombëtare, për ti dhënë fund zgjellës së robërisë shekullore.  Kryengritja ka një rëndësi të madhe historike , sepse kjo ishte  zëdhënëse e drejperdrejt e rilindjes kombëtare dhe idealeve të tyre për tu dal zot trojeve shqiptare që ishin të okupuara, kur vet egzistenca e kombit tonë ishte në rrezik. Qëllimi i kryengritje  kishte plane të kristalizuara kombëtare, me kërkesa të qarta para vetes dhe para botës, para miqve dhe armiqve, ata donte ta nxjerrin vendin nga robëria shekullore, ta bëjnë Shqipërin e pamvarur dhe te çoj ne fund amanetin e kryeheroit tonë Gjejrgj Kastirot- Skendërbeut. Kryengritja e Malësisë ishte pjesë e lëvizjes mbarë kombëtare dhe e para kryengritje me qëllim të caktura  për të mbrojtur tërësine toksore dhe administrative të popullit shqiptar.  

 Kryengritja filloj me 24 Mars 1911 kur  Dedë Gjon Luli bashk me 17 djem të zgjedhur nga Hoti e Gruda  sulmuan postet kufitare në Traboin e Rapsh. Turqit u nxunë në befasi, menduan se aty ishte një ushtri dhe dorzohen, kryengritesit marrin armatimin dhe municjonin që ishte aty, kjo është edhe fitorja e parë e kryengritjes. Kushtrimin i pushkëve dhe luftës u përhap në Grudë, Këlmend, Triesh e Kojë, kurse Marash Uci kushtrimonte Shkrelin e Kastratin. Brenda pak ditësh kryengritja u përfshi në të  gjitha krahinat e Malësisë së Madhe dhe Dukagjinit, numri i kryengritësve nga 17 veta arriti ne 3000  e më vonë forcat e malësorve numronin më tepër se 10,000 luftar.  Kjo luftë nuk ishte kryengritje e 5 ose 7 maleve të Malvsise , por  e të gjitha maleve të  mbi Shkodës e nën Shkodrës, ishte lëvizje mbarë kombëtare dhe e kordinuar me kryengrirtsat  e Kosovës të udhhequr nga prisat:  Isa Boletini, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Idriz Seferi Azem e Shote Glica e të tjerë, por edhe nga intelegjenca shkodrane, Hilë Mosi, Luigj Gurakuqi  Risto Siliqi, Luigj Bumci, Ndre Mjeda, Nikollë Kacorri dhe të tjerë që më vonë do ti përjetësoj At Gjergj Fishta në kryeveprën e tij “Lahta e Malesise”,  ku i paraqet malvsoret stoik e te pathyesheme:    

“Se me djem çi i kam mas veti

Dede Gjon Luli, kaçabeti

Si ka Krali, si ka mreti

Si ka toka , si ka deti.”                                                                       

Dedë Gjon Lulu  luftonte bashk me trimat e vet te pathyeshëm, në istikamet e  Rapshës, Shipshanikut, Dinoshës, Qaftv të Uglës, Qepur, Koplik, Prroi i Thatë, Selcë, Vukël, Brojë Shalë, Shosh, Shkrel e Kastrat. Ata ishin betuar per të mbrojt trojet shqiptare me çdo kusht, edhe me jetën dhe gjakun e vet. Kjo luftë ishte vetëm një pjesë e frontit të përgjithëshme që kishte përfshi të gjitha malet e Malësisë. I mbarë populli, i  madh e i vogël, gra pleq e fvmijë, kush me pushkë e  kush me kmesa u bënin rrezistencë sulmeve të taborreve turke. Malësoret bënin luftë të pabarabat me ushtrinë e madhe turke të cilët kishte armatim të përsosur për kohën. Trimëria e luftarëve të Hotit, Grudës, Trieshit, Kojës, Këlmendit, Kastratrat e Shkelit dhe betejat qe zhvilluan Malësorët  tronditi përfundimisht themelet e Perandorisë Osmane që ishte në përfundimin e saj. 

Shpalosja e  flamurit tonë kombëtar me 6 Prill 1911 në malin e Deçiqit  është kulminacioni i Rilindjes  tonv kombëtare, kur Nik Gjelosh Luli shpalosin flamurin e Gjergj Kastriotit- Skenderbeut  pas 476 vjiteve  të robërisë. Ngritja e flamurit  ishte kulmi i vetdijes kobmëtare dhe i përpjekjeve të deri athershme për të dalë nga robëria shekullore,  për t’i dalur zot vendit, mos të lejojnë coptimin e trojeve shqipare dhe të  ndalojnë pazarlleqet e diplomacis evropjne qysh me traktati e Shën Stefanit e deri te kongresi i Berlinit. Strategu i Malësisë së Madhe Ded Gjon Luli se bashku me luftarët Malësor  ngrihen si një fuqi shiptvrore e ushtarake  për të ndalur të keqen që i kanosej popullit tonë. Kjo ishte levizje  mbarë kombëtare  për ti dhënë fund robërise dhe për ta bërë Shqipërinë “ Zonjë në vete” ashtu si e thoshte Vaso Pasha. Kryengritja e Malësisë së Madhe është përpjekje  për të cliruar vendin nga të huajt dhe për të formuar shtetin e lirë shqiptar. Për lidhejt e forta të kryengritësve dhe prisave të tyre Dedë Gjon Lulit, Mehmet Shpendit , Luigj Gurakuqit , Hasan Prishtina, Ismail Qelamilit dhe me parin përparimtare nga të gjitha viset e Shqipëris dëshmon kuvendi historik i Greçës që u mbajt  prej 12 deri me 23 Qershor 1911 në pllajën e Greçës së Trieshit, kund u mblodhën prisat nga të gjitha krahinat e Shqipërisë. Kuvendi doli me një program mbarë kombëtar dhe iu paraqit qeverisë Xhonturke (turqëve të rinj), fqinjëve tonë sllavë dhe fuqive të mëdha.  Memorandumi i Greçës u formulua nga Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi, ata nxorrën njv broshur që u quajt ndryshe  “ Libri kuq “ për shkak të kopertinave. Në 12 pika parashtrohej një program për autonominv e Shqipërisë, ashtu sic ishte konceptuar edhe në platformën e lëvizjes kombëtare që nga koha e Lidhjes së Prizrenit në vitin 1878.  Se ç ka kerkonin shqiptarët me sv miri e thotë kënga popullore që i dikohet Dedë Gjon Lulit:

“Dedë Gjon Luli shkruan nji letër 

Bedri Pashës ja ka çua,

Se Shqipnia nuk don tjetër

Veç don vetin me sundua”

Ky memorandum ka rëndësi të veçant, sepse del nga gjiri i kryengritjes e vet populli, ishte nevoj jetike për tu dalur zot trojeve dhe për të mbrojtur Malësinë si pjesë të trungut shqiptarë. Ky ishte edhe një grusht i rëndë për shtetet fqinje që e mohonin karakterin e vërtet kombëtar të lëvizjes  shqiptare. Malesorët ndolleshin në mes të dy zjarreve, nga njëra antë ata ishin të sulmuar nga taborret tuke, kurse Sëbia dhe  Mali i Zi bënin ç’mos dhe me dredhi, mundoheshin t’i përçajnë shqiptarët. Kërkesat e memorandumit t Greçes i drejtoheshin përfaqsuesit diplomatik  të turqisë në Cetinë Sefedin beut. Në atë kohë kur turqit dhe Malazezët kërkonin që malësorët të heqin dorë nga çlirimi i krahinave të tyre. Kral Nikolla, hilexhi dhe i pabesë, me dinakëri u mundua ti përçaj shqiptarët në baza fetare dhe ti përdori ata në favot të vet. Në takimin që pati me Dedë Gjon Luli ai i tha se flamurin e tij e njeh gjithe bota dhe malësorët duhet të luftojnë me flamurin e Malit te Zi, por Deda kategorikisht e kundërshtoj dhe i tha:” jo besa se na kemi flamurin tonë dhe kurr nuk do të luftojmë nën asnjë flamur tjetër, pa ju e kemi filluar luftën dhe pa ju do ta mbarojmë, se nuk duam që lirin t’ja kemi borxh askujt, duam me e fitua me gjak dhe me e gëzua vet”. Që nga ajo dite Mali i Zi u mundua me e sabotua kryengritjen në të gjitha anë, ajo  priste dobsimin e perandorisë osmane, që më vonë ta uzurpoj tërë Malësinë dhe ta marri edhe Shkodrën. Por shpalosja e flamurit kombëtar me 6 prill 1911 ne malin e Deçiq i përgënjeshtroj ëndrrat e iluzionet e tij, keshtu që nga ajo ditë  jo vetëm që ua ndërpreu të gjitha ndihmat kyengritëseve, por u mundua në çdo mënyre të shuaj kryengrijen e tyre.

Kryengritja e Malësisë se Madhe është gur themeli i shtetit shqiptar, kjo ishte një frymëzim me sakrifica mbinjerzore  e burrave dhe burrneshave që ishin të vendosur te japin jetën e tyre për të dëbuar hordhit osmane nga toka arbërore. Ajo kishte për qëllim kryesor, ti jepte fund robërisë shekullore, për ta realizuar lirinë dhe pavarësinë territorjale shqiptare si komb e shtet i pavarur  shqiptar.

Pas betejave dhe rezistencës së fort kryengritja u shua, por lufra nuk pushoj, ajo mori hov anembanë Shipërisë dhe nuk u ndal derisa një vit më vonë, plaku i urtë Ismail Qemaili, nga ballkoni i godinës pranë sheshit te skeles detare ne Vlorë, ngriti flamurin  e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut dhe shpalli pamvarsinë e Shqipërisë  me 28 Nëntor te vitit 1912.   

Pushtuesit osman, fuqit e medha dhe fqinjët tonë sllavë që uzurpuan tokat tona, fatkeqsisht, e shkëputën nga trungu shqiptar Malësinë e Dedë Gjon Lulit dhe gjysmën e tojeve  etnike i lanë jashtë kufirit politik të shtetit amë.                           

Malazezët dhe askush tjetër kurr nuk mund ti përça shqiptarët në baza fetare sepse na jemi vellezër të një gjaku, dhe bij te Shqipërisë. Dashuria e pafund për atdheun tonë nuk do të shterret derisa të rrjedhi gjak shqiptarit në damarët tonë. Këtë e dëshmua malesorët se  janë aty kur ka nevoj vendlindja, pa marre parasysh distancen hapsinore, sikurse edhe me 5 Mars te këtij viti kur pjesmarrja e mërgatës në votime ishte vendimtare në fitoren e “Forumit Shqiptar” që ishte faktor i rëndësishëm për të ardhmen e Malësisë. 

Zgjedhjet lokale në Tuz për malësorët në diasporë ishin një kushtrim për ti dal zot vendit dhe vërtet ata u përgjigjen ashtu si e thoshte Fan Noli;

“Mbahu nënë e mos kij frikë

Se i ke djemt në Amerikë”.

Lavdi kryengritjesë Malësisisë dhe deshmoreve të saj që u flijuan për liri e bashkim të Shqiperise!

Lavdi flamurit tonë  kuq e zi, simbolit të Gjergj Kastriotit -Skendërbeut, idolit , nderit dhe krenarisë së shqitarizmit.

Zoti i bekoftë shqiptarët!

Ndërsa zotëri Gjekë Gjonlekaj, gazetar e publicist gjithashtu foli mbi rëndësinë historike të kryengritjes së Malësisë së Madhe, dhe mbi luftrat e shumta të Malësorëve, për pavarësinë e Shqipërisë. 

Fjala e plotë:

Imzot Noli në shkrimet e tij e krahasonte Kryengritjen e Malësisë së Madhe të vitit 1911 me Luftën e amerikane të Bunker Hillit në krye me George Washingtonin. Ndërsa Ismail Kadare thotë luftërat e Gjergj Kastriot Skenderbeut ishin prolog e luftërave për liri kundër Perandorisë Otomane ndërsa Kryengritja e Malësisë së Madhe ishte epilog kundër kësaj Perandorie. 

Unë sonte nuk do të flas për Kryengrtjen e Malësisë sepse Zonja Age Ivezaj foli shumë bukur për këtë ngjarje historike.

Sonte do të flasë më shumë për diasporën e Tuzit dhe Malësisë në Shtetet e Bashkuara. Emertimin diasporë e ka sjellur në publicistikën shqiptare Faik Konica.Izraelitët antikë i quanin diasporë hebrejtë që jetonin jashtë Izraelit dhe Palestinës. Edhe diaspora ilire, më vonë arbërore dhe  shqiptare ishte dhe është shumë e njohur. Pjesë e diasporës ilire ishin perandori romak Konstantini dhe iliri i fisit dalmat Shën Jeronimi. Pjesë e diasporës arbërore ishte Veziri i Madh Ibrahimi këshillëtari dhe besniku më i madh i Sulltan Sylejmanit të Madh. Bile biografët thonë Veziri i Madh Ibrahim ishte i krishteër dhe si i tillë  kishte ndikuar shumë tek Sulltan Sylejami që të krishtërët dhe hebrejtë nën sundimin e Perandorsë Otomane të ishin të lirë të për të ushtëruar  fenë e tyre, cka tregon se merita e madhe për lirinë fetare në kohën e Sulltan Sylejmanit i takon Vezirit të Madh arbëror Ibrahimit. Përndryshe ai ishte i njohur me me emërin e krishter Mark Ura.  I tillë kishte qënë edhe Mehmet Aliu i Egjiptitt i cili themeluar mbrtërinë egjiptiane. Mehmet Aliu kishte qënë shumë i kujdeshëm për lirine fetare të koptikëve katolik të Egjiptit. Këtë e pohon historiani dhe analisti i mrënjour arabo-amerkan Fuad Axhami. Kjo do të thotë se ata e kishin mësuar respektin ndërfetar në tokën arbërore ku edhe kishin lindur. Kështu vepruan edhe Marko Bocari dhe shumë luftetare të tjerë të dalluar për lirinë e Greqisë nga Perandoria Otomane. Kolonia më mirë me thënë diaspora arbëreshe e Italisë i kishte dhënë Italisë Papa KLimentin e IX, pastaj kryeministrin e parë të Italisë së Bashkuar Francesko Krispin dhe filozofin e madh arbëresh Antonio Gramshin. Pjesë e diasporës shqiptare dhe arbërore ishin edhe Gjergj Kastriot Skenderbeu, Nënë Tereza  dhe për disa dekada edhe Ismail Kadare kishte qënë pjesë e diasprës. S'ka asnjë dyshim se diaspora shqiptare dha kontribut të rëndësishëm për pavarësinë dhe konsolidimin e shtetit shqiptar, cfarë dodhi edhe me Kosovën.

Diaspora e Malësië dhe Tuzit në Amerikë është relativisht e re. Malësorët shqiptarë të kësaj treve shqiptare filluan të shpërngulen në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada tash pothuajse 6 dekada. Shumica ishin vendosur në Shtetet  e Bashkuara. Ata e braktisën vendlindjen për arsye politike dhe ekonomike. Pushteti jugosllavë ishte diskriminuas në mënyra të ndëryshme dhe ata e panë se pasardhësit e tyre nuk do të kenë asnjë lloj perparimi në Tuz dhe në Malësi. Në Shtetet e Bashkuara ata punuan rëndë dhe shumica nga ata dhanë maksimumin për shkollimin e fëmijëve të tyre. Sot kjo diaasporë në gjirin e vet ka shumë specialist të fushave të ndryshme në këtë vend. 

Më 5 mars të këtij viti ishin palajmruar zgjedhjet lokale për Komunën e Tuzit. Diaspora jonë u tregua jashtëzakonisht e interesuar për fitoren e Formit Shqiptar ku bënin pjesë disa parti më mirë me thënë grupime politike që kërkonte mandatin e dytë për të drejtuar dhe udhëhequr këtë trevë arbërore. Ata bënë fushatë atje, por edhe në diasporën tone dhe ne diasporat tjera në Evropë e deri edhe në Australi. Malësorët e Amerikës gjithëmonë e kanë dashur dhe e duan vendlindjen e tyre, duke ndihëmuar matërialisht dhe shpirtërisht. Këto ndihma nuk munguan kurrë. Në këtë mes ndodhi një mrekulli që nuk ishte pritur kurrë. Nga Shtetete e Bashkuara shkuan më shumë se 700 malësorë për t'i siguruar Tuzit dhe Malësiësisë fitore të bindshme. Në këto 6 dekada kjo është vepra më historike dhe patriotike e malësorëve nga Tuz dhe Malësia. Diaspora amerikane shpënzoi miliona dollarë për të siguruar këtë fitore historike. Me ndihmën e diasporës ata fituan shumicën e mandateve në Kuvendin e Tuzit.Të gjithë ata që udhëtuan nga Amerika për në vendlindje meritojnë respekt e nderime të jashtzakonshme. Por dy personalitete të komunitetit shqiptaro-amerikan mritojnë një nderim kë vecantë. Këta janë Mark Gjonaj ish politikan i njohur në New York dhe Nikollë Juncaj ish luftëtar i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës i cili me 15 malësorë të tjerë nga Shtetet e Bashkuara në vittin 1999 vajti nga Amerika për të ndihemuar Kosovën në luftë për liri. Nikollë Juncaj dhe Mark Gjonaj kishn shkuar disa ditë përpara se të fillonte fushata për të qënë të pranishem në të gjitha mbledhjet e fushatës. Nikollë Juncaj ato dite mbante fjalime në të gjitha trevat e Malësisë dhe në Tuz. Nikolla ishte shumë i besueshëm tek populli i Tuzit dhe Malësië, ngase ata ishin të sigurtë se një luftëtar për lirnë e Kosovës kishte shkruar në Malësi për të mirën e atij vendi. Nikolla bënte fushat të stilit politik amerikan. Kështu Malësia dhe Tuzi fitoi respekt dhe më të madh për luftëtarët malësorë të Koaovës nga Shtetet e Bashkuara. Malësorët solllën  në Tuz kulturën dhe sjelljet amerikane në zgjedhje duke ruajtur me shumë kujdes paqën rëndin dhe qetësinë sic e kërkon bota e qytetëruar. Malësorët e Amerikës u dhanë kurajo edhe vendasëve për të votuar. 

Lusim Zotin që komunarët në krye me udhëheqësin e miënjohur  z. Nik Gjeloshaj do të ndërtojnë midis Tuzit të Ri dhe Tuzit të Vjetër dhe qytetit të vjetër të Tuzit  Harkun e Triumfit ku do të skaliten emërat e të gjithë malësorë të diasporës që morën pjesë të këtë ngjarje histoike.Diaspora e meriton shumë për këtë sakrificë nga se ata bënë shumë për demokracinë dhe përparimin e vendlindjes së tyre. Malësorët e Amerikës kanë realizuar atje shumë vepra të mira, por vajtja më 5 mars do të shënon kulmin e dashurisë dhe respektit për vendlindjen e tyre. Emri i tyre duhet të shënohet me germa të arta, ngase do të shkëlqej gjithëmonë në historinë e Tuzit dhe Malësië. Urime Malësi. urime diasporë.

 Mbremjen festive e mbylli znj. Gjystina Bojaj duke falënderuar  të gjithe folësit. Ajo tha se  ishte kënaqësi të dëgjojmë fjalët tuaja në përkujtim të 112 vjetorit të Kryengritjes se Malesise, ngjarjes me te lavdishme te historise se Malesise dhe herout tone Kombetar Dede Gjo’ Lulit.

Image
Pamje nga festa
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat