SHBA: Vedat Gashi zgjidhet kryetar i Kuvendit në Yorktown të Virginias

Amerika

SHBA: Vedat Gashi zgjidhet kryetar i Kuvendit në Yorktown të Virginias

Më: 16 maj 2023 Në ora: 13:03
Vedat Gashi

Vedat Gashi, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Qarkut të Yorktown, në Virginia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai u votua nga Bordi i Ligjvenësve të Qarkut me 15 vota pro.

Në fjalimin e tij, Gashi tha se është i nderuar me detyrën e re.

“Jam i nderuar për besimin që ma dhanë kolegët e mi, me fillimin e këtij kapitulli të ri të lidershipit. Mezi pres të punojë me secilin nga ju për prioritetet e disktriktit tuaj. Do ta konsideroj mandatin tim një sukses nëse jam në gjendje t’ju ndihmoj të gjithëve”, tha Gashi.

Vedat Gashi, në fjalimin e tij theksoi se është i pari shqiptaro-amerikan dhe ligjvënësi i parë i besimit mysliman që mban postin e kryetarit në historinë e qarkut.

Ai foli edhe për fëmijërinë e tij, duke theksuar se kurrë nuk do ta kishte menduar se do ta drejtonte një organ qeveritar.

Shqiptaro-amerikani tha se ai dhe familja e tij u larguan nga Kosova kur ishte rreth katërvjeç.

Më pas ai falënderoi SHBA-në për mikpritjen ndaj familjes së tij në vitin 1986 menjëherë pasi Presidenti Ronald Reagan dhe një Kongres Demokratik bashkëpunuan për të miratuar

Aktin e Reformës së Emigracionit që u ofronte familjeve që ikin nga lufta, persekutimi ose dëshpërimi ekonomik një rrugë drejt shtetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat