Abas Kupi në 50 - vjetorin e ndarjes nga jeta vendin e tij e ka në Shqipëri

Amerika

Abas Kupi në 50 - vjetorin e ndarjes nga jeta vendin e tij e ka në Shqipëri

Nga: Gjek Gjonleka/New York Më: 30 korrik 2025 Në ora: 14:23
Abas Kupi

Më 9 Janar të vitit që vjen është 50-vjetori i vdekjes së trimit legjendar shqiptar Abaz Kupit. Edhe sivjet si zakonisht më 9 janar u përkujtua 49-vjetori i vdekjes së këtij burri të përmendur. Ç’prej atëherë e sot për çdo vit është përkujtuar nga bashkatdhetarët nga New Yorku me rrethe. Kjo traditë është ndaluar vetëm gjatë sëmundjes së Covidit-19të.

Bashkatdhetarët shqiptarë dhe miqtë e tyre e ndjenin detyrë morale kujtimin e këtij fatosi që është shquar në luftëra të ndryshme për lirinë e Shqipërisë. Kishte luftuar kundër forcave të Haxhi Qamilit dhe të gjithë atyre që bënin përpjekje për të shkelur mbi nderin dhe dinjitetin e popullit shqiptar. 

Në përvjetoret e vdekjes së tij  flitej gjërësisht për qëndresën e tij antifashiste. Për këtë rezistencë shkroi në atë kohë shtypi europian dhe amerikan. Emri i Abaz Kupit dhe Mujo Ulqinakut u bë shumë i njohur në botën liridashëse. 

Sivjet në ceremoninë përkujtimore që u zhvillua tek varri i Abaz Kupit në Maple Grove Semetary në Queens të New Yorkut morën pjesë personalitete nga komuniteti i këtij qyteti me rrethe, morën pjesë dhe shumë familjarë të Abaz Kupit dhe miku i tij besnik Ndreca Gjergjii cili i kishte shërbyer për disa dekada si të kishte qenë një nga prindëri i tij. 

Pranë varrit folën dy tre veta. 

Nipi i Abaz Kupit, Sokol Kupi shtroi një drekë në restorantin e tij luksoz për nder të atyre që kishin marrë pjesë në këtë orë përkujtimore. Në këtë drekë morën pjesë pothuajse të gjithë që kishin marrë pjesë edhe tek varri.

 Aty u bisedua shumë për Abaz Kupin dhe mundësisht kthimin e tij në Shqipëri me rastin e 50-vjetorit të vdekjes. 

Unë autori i këtij shënimi kisha vajtur atje vetëm e vetëm për të folur për këtë çështje. Të pranishmit më dëgjuan me vëmendje dhe shumica ra dakord me propozimin tim për riivarrimin e heroit tonë kombëtar në atdheun e tij të dashur për të cilin kishte luftuar e punuar tërë jetën. 

Më pas foli edhe editori i gazetës “Dielli” Soko Paja. Ai dha një propozim jashtëzakonisht me vend, duke propozuar që me rastin e këtij përvjetori të organizohet një seminar për jetën dhe veprat e Abaz Kupit. Zotni Paja tha këtë solemnitet akademik do ta merrte përsipër Organizata Pan-Shqiptare VATRA e Amerikës. Editor Paja tha se një konferencë shkencore për këtë burrë të madh të Arbërisë do të ëashte nder dhe respekt për të gjithë ne vatranët.

Personalisht kisha qenë shumë aktiv për kthimin e Faik Konicës në atdhe, nga se në kohë, do me thënë para 30 vjetësh kisha botuar veprën Faik Konica të profesor dr. Jup Katratit. E cila ishte vepër voluminoze dhe u botua gjithashtu me një teknikë luksoze. Rivarrimin e Faik Konicës në atdhe e kishte marrë përsipër shteti shqiptar dhe Organizata VATRA. Pasi eshtrat e tij ishin nxjerrë nga varri në kishën e atyre varrezave u bë një ceremoni e rastit ku folën personalitete të shquara shqiptaro-amerikane. 

 

Në hyrje dhe në dalje nga kisha binin këmbanat e kishës në një mënyrë sipas traditës kishtare. Tenori shqiptar Bashkim Pacuku këndoi këngën Ave Maria. Pas kësaj ceremonie u shtrua një drekë në Restoranin Pierre të Anthony Athanasit. 

Në këto ceremoni që me këtë rast u mbajt edhe një simpozium në Fordham University mori pjesë edhe një delegacion nga Shqipëria të cilin e drejtonte ministri i kulturës Thedor Laço. Ky delegacion kishte marrë pjesë edhe në ceremoninë e Bostonit. Për rivarrimin e Faik Konicës në atdhe u zhvillua në pranverë të vitit 1995 për rivarrimin e Faik Konicës kishin shkruar jo më pak se 40 shqiptaro-amerikanë ku shquheshin At. Arthur Liolini, Isa Hoxha dhe Dom Pjetër Popaj që të gjithë ishin pritur nga shteti dhe populli shqiptar me shumë nderime. 

Jo në këtë nivel por me shumë nderime ëashte pritur edhe kthimi për rivarrim i Mithat Frashërit. Qeveria shqiptare ëashte treguar serioze për të birin e Abdyl Frashërit.

Tani është koha të mendojmë për rivarrimin e Abaz Kupit në Shqipëri. 

 

Njerëz besnikë të familjes së Abaz Kupit thonë se nipat dhe mbesat e tij janë gati për këtë nderim dhe respekt që do të bënte Arbëria për gjyshin e tyre të dashur. Ata që e kanë njohur nga afër thonë se Abaz Aga është i dashur me të gjithë, mbahej jashtëzakonisht mirë dhe se është shumë i kujdesshëm në përdorimin e fjalëve, bile edhe ndaj atyre që e kishin lënë pa atdhe dhe pa pjesën e madhe të familjes. 

Në Shtetet e Bashkuara qëndroi si burrë fisnik shqiptar, duke i qëndruar besnik familjes deri atë ditë që dha shpirt në janar të vitit 1976. Për Abaz Kupin kanë shkruar shumë autorë shqiptarë dhe të huaj, midis tyre mund të përmendet lordi britanik Julian Emery. 

 

Djali i tij Petrit Kupi tregonte se në kohën kur kishte qëndruar në Londër ai është ftuar për darkë nga Winston Churchilli.

Kthimi i tij për rivarrim në atdhe është detyrë njerëzore dhe kombëtare. Prehja e eshtrave në atdhe tregon se Shqipëria e nesërme evropiane di t’i nderojë bijtë dhe bijat e saj pavarësisht ku kanë jetuar. 

Këto janë vepra të mira edhe për demokracinë shqiptare. 

Merre me mend se ku do të qëndronte e sotmja e popullit shqiptar sikur India dhe Vatikani të binin dakord për rikthimin në përjetësi në Arbëri të Nënës Terezë. 

Pse të mos kthehet edhe Imzot Noli në Shqipëri në tokën për të cilën punoi aq shumë. Në Shtetet e Bashkuara pushojnë shumë patriotë shqiptarë, dhe kthimi i tyre në atdhe do të ishte një vepër e madhe. Rikthimi i gjeneralit tonë të famshëm Abaz Kupit, por me nderimet që janë bërë për Faik Konicën, Mbretin Zog, dhe Mithat Frashërin e nderojnë racën arbërore ku do të jetojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat