Osmani: Mërgata në Amerikë ka shkruar një kapitull të ndritshëm për Kosovën

Amerika

Osmani: Mërgata në Amerikë ka shkruar një kapitull të ndritshëm për Kosovën

Më: 22 shtator 2025 Në ora: 18:13
Foto nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në SHBA ka falënderuar bashkatdhetarët në Staten Island dhe shoqatat “Ulqini”, “Dibra” e të gjitha shoqatat e tjera për pritjen e jashtëzakonshme.

“Faleminderit bashkatdhetarëve tanë në Staten Island dhe shoqatave ‘Ulqini’, ‘Dibra’ e të gjitha shoqatave të tjera për pritjen e jashtëzakonshme!”, ka shkruar presidentja Osmani.

Ajo ka theksuar se në hitorinë e Kosovës, mërgata në Amerikë ka shkruar një kapitull të ndritshëm.

"Historia e Kosovës është histori e sakrificës dhe përpjekjeve të përbashkëta.

Në këtë histori, mërgata jonë në Amerikë ka shkruar një kapitull të ndritshëm, gjithmonë krah për krah me popullin tonë, duke dëshmuar se largësia nuk e shuan kurrë dashurinë për atdhe", ka theksuar Presidentja në rrjetet sociale.  

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat