Më 2 tetor 2025, në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagen, kryeministri shqiptar Edi Rama hedh një shigjetë satirike: “Duhet të na urosh për paqen midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, që Trump e ndërmjetësoi me mund!” tha Edi Rama, në një ndërhyrje té çuditshme në mes té bisedës mes presidentit Ilham Alievi dhe presidentit Emmanuel Macron.
Ilham Alievi, shpërthen në të qeshura, ndërsa, Emmanuel Macroni i përgjigjet me një “Më fal” cinik, dhe një goditje të lehtë në faqe. Kjo tallje me lapsusin e Donald Trumpit, i cili ngatërroi Shqipërinë me Armeninë gjatë pretendimeve për një “marrëveshje paqeje” në gusht 2025, ndezi mediat globale.
Por dy javë më vonë, në Sharm El Sheikh, Trumpi shtrëngon dorën e Macronit, si në një duel, duke murmuritur: “Pse më lëndove? E di tashmë.”
A është kjo një hakmarrje për batutën e Ramës, apo dëshmi se diplomacia po rrëshqet në një cirk të rrezikshëm?
Batuta e Ramës, siç raporton Newsweek, shndërron një gabim gjeografik në një kritikë therëse ndaj ekzagjerimeve të Trumpit për “konflikte imagjinare.” E thënë gjatë diskutimeve për sigurinë evropiane, ajo nxjerr në pah Ramën si një satirist të "salloneve" diplomtatike.
Kryeministri Edi Rana një ish-artist me prirje teatrale, ai pikturon politikën globale me ironi, duke portretizuar Trumpin si një “ndërmjetësues” të paqes në luftëra që nuk ekzistojnë.
Tashmë, në X, postimet e quajnë “komedianin e samiteve,” por shakaja prek një nerv të ndjeshëm në Uashington. Politico e vlerëson si një akt që e vendos Ramën si “zë evropian rebel,” ndërsa MSNBC paralajmëron se tallja mund të ketë kosto për Shqipërinë, një aleate të SHBA-së.
Madje, kjo nuk është hera e parë: në 2016, Rama i tha Richard Quest në CNN se “Trump është rrezik për Amerikën, botën dhe Shqipërinë.”
Ndërsa, gjatë Brexit-it, ai e quajti Britaninë “një cirk kaotik që braktis BE-në me një shfaqje qesharake.” Këto sarkazma e bëjnë Ramën një “bad boy” të diplomacisë, por a po luan me zjarrin? kryeministri i Shqipërisë
Tensioni kulmon në Sharm El Sheikh më 13 tetor, gjatë nënshkrimit të armëpushimit për Gazën. Sipas Nicola Hickling për Daily Mail, Trumpi, pyet Macronin: “A je i sigurt?” dhe “Pse më lëndove?” ndërsa e shtrëngon fort. Macron, në siklet, përgjigjet: “Ah, hajde tani?”
Express.co.uk citon një paralajmërim të Macronit: “Do të shohësh çfarë do të ndodhë.”
Postimet në X spekulojnë se Shtëpia e Bardhë, e pa batutën e Ramës, si një provokim personal, me Macronin si “bashkëfajtor” të qeshjes. A rrezikon kjo marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, sidomos pas lidhjeve të diskutueshme të Ramës me figura si McGonigal? Në kontekstin e armëpushimit të brishtë në Gazë, kjo farsë kërcënon paqen reale.
Rama, një ish-piktor i njohur për teatralitet, (aktrimin diplomatik e e ka "preformuar"disa her në takimet me Gorgia Melonin e Italisë), e portretizon Trumpin, si një “ndërmjetësues” të paqes në luftëra që nuk ekzistojnë, duke fituar pikë virale në X, ku postimet e quajnë “komedianin e samiteve.”
Historia e tij si artist e bën batutën e Ramës, një vepër të hollë ironie, por çmimi mund të jetë i lartë.
Nëse samitet e ardhshme për Ukrainën bien në kaos për shkak të egove, a do të qeshim akoma? Rama mund të ketë vjedhur skenën, por kjo shaka e guximshme mund të tronditë besimin global në diplomaci, duke e lënë Shqipërinë të paguajë faturën.
Rama, në mos me Trumpin, por me ndonjë lider tjetër, përsëri do të bëjë "komedianin" diplomatik, për të tërhequr vëmendjen....