Gashi fiton një mandat tjetër në Bordin e Ligjvënësve të Qarkut Westchester

Amerika

Gashi fiton një mandat tjetër në Bordin e Ligjvënësve të Qarkut Westchester

Nga: Beqir Sina Më: 6 nëntor 2025 Në ora: 21:19
Vedat Gashi

Vedat Gashi, një demokrat nga Yorktown dhe kryetar aktual i Bordit të Ligjvënësve të Qarkut Westchester, ka siguruar një mandat tjetër, duke mposhtur Kevin O'Keefe, të sapoardhur në politikë nga Somers. Kryetari i Qarkut Westchester, i cili ka mbajtur tre mandate, do të vazhdojë të përfaqësojë Distriktin 4, i cili përfshin pjesë të Yorktown, Somers dhe New Castle.

Gashi kësaj radhe e rriti numër e votave teksa fitoi 6,349 vota kundrejt  O'Keefe që mori 4,707 vota, sipas numërimit zyrtar të rezultateve të zgjedhjeve. 

Në një telefonatë të mërkurën, Gashi i tha Yorktown News se O'Keefe i kontaktoi atë për të pranuar humbjen dhe se ndihet "i emocionuar për fitoren".

Ai tha se kandidoi me një platformë për të gjithë votuesit.

"Ky është një distrikt ku 61 përqind e votuesve nuk janë demokratë dhe ne kandiduam bazuar në punën që kemi bërë, në karrierën tonë dhe në shërbimin ndaj të gjithë komunitetit", tha Gashi. "Nuk mund t'i bësh thirrje vetëm një partie dhe mendoj se puna që kemi bërë ka qenë për t'i shërbyer të gjithë komunitetit.

Gashi tha se është krenar për përpjekjet e fushatës, pjesëmarrjen në votime dhe gjithçka që çoi në atë që ai e quajti një "fitore dërrmuese" dhe "një rezultat për të cilin mund të jemi krenarë".

I lindur në Kosovë, atëherë pjesë e Jugosllavisë, që nuk egzistonë më pas shpërbërhes, Gashi emigroi në Shtetet e Bashkuara me familjen e tij si fëmijë i vogël për t'i shpëtuar regjimit sllavo komunist jugosllav. 

Familja e tij përfundimisht u vendos në Yorktown, ku ai u diplomua në Shkollën e Mesme Lakeland përpara se të merrte diploma nga Kolegji i Konektikutit dhe Shkolla e Drejtësisë e Universitetit Seton Hall. Gjatë studimeve për drejtësi, ai bëri praktikë me gjyqtaren e ardhshme të Gjykatës Supreme Sonia Sotomayor dhe kongresmenin Lee Hamilton.

Pas studimeve për drejtësi, Gashi u kthye në Kosovën e sapo pavarur për të punuar në reformat ligjore dhe qeveritare. Ai tani drejton një praktikë ligjore për pasuri të paluajtshme në Yorktown Heights.

Gashi ka shërbyer si kryetar i Bordit të Ligjvënësve dhe tha se ligjvënësit do të votojnë për një anëtar që do të shërbejë si kryetar. Ai tha se "do të kalonte nëpër hapat e ardhshëm" dhe do të "dëshironte të fitoja aftësinë time për të shërbyer përsëri në atë rol."

O'Keefe, një veteran i Marinës dhe udhëheqës sindikate lokale i cili kërkoi mandatin e tij të parë në legjislaturën e qarkut, tha në një email për Yorktown News se i uroi Gashit fat kur ai njoftoi të pranonte humbjen më herët të mërkurën.

Kush është Vedat Gashi? 

Vedati ka lindur në Kosovë, në kohën e ish Jugosllavisë, asaj që nuk egzistonë më, pra ka lindur në prill të vitit 1978. Në moshën 4 vjeçare, ai dhe familja e tij iku për të shpëtuar nga regjimi okupues dhe shtypës, duke erdhë në Shtetet e Bashkuara. 

Ai fillimisht u zhvendos në Bronx dhe më vonë “hodhi” rrënjë të përhershme në konten Yorktown. 

Vedati është një nga pesë fëmijët, katër prej të cilëve ende banojnë në Yorktown së bashku me familjet e tyre. “Pas mbarimit të shkollës së mesme Lakeland, Vedati vazhdoi të ndiqte një B.A. nga Konektikati Kolegj, ku ai u ftua të shërbente në Bordin e Administratorëve si Administrues për të Rinj.

Më pas, Vedati fitoi një master JD nga Universiteti Seton Hall. Gjatë studimeve, Vedati u punësua “inkooperoi” në zyrat e drejtësise së lart federale me dy nga “mentorët” e tij, të jurispendences , gjyqtarja e Gjykatës së Lartë Sonia Sotomayor, e më pas në Gjykatën e Rrethit të Dytë të Apelit. 

Si dhe punojë edhe në zyrën e kongresmenit Lee Hamilton në Komitetin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve. Vedati më vonë u thirr në shërbim në Kosovë, në vitet e para të ngritjes së sistemit të drejtësisë së Kosovës, menjëher pas shpalljes së pavarësisë – për t’iu bashkuar përpjekjeve të SHBA/BE në ndërtimin e sistemit të drejtësisë e ligjit në Kosovë. 

Ai dhe kolegët ndërkombëtar ( amerikan e shqiptar nga Amerika ) shkuan në Kosovë për të ndihmuar në krijimin e shtetit të sapoformuar të Kosovës – së pari përmes një granti nga Fondacioni Rockefeller Brothers Fund dhe më vonë përmes Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Kombet e Bashkuara. 

Ndërsa ishte në Kosovë, puna e palodhur e Vedatit e çoi atë në arritje të jashtëzakonshme, duke përfshirë hartimin e disa prej dokumenteve themelore ligjore të Kosovës dhe themelimin e Ministrisë se Administrimit të Pushtetit Lokal. Vedati më vonë u emërua nga Kombet e Bashkuara për të shërbyer si Këshilltar Kryesor Ligjor i Kryeministrit të Kosovës . 

Menjëherë pasi Kosova shpalli Pavarësinë, Vedati, u kthye në shtëpinë e tij të dytë në Shtetet e Bashkuara. “Përvojat e Vedatit jashtë vendit e bënë atë të vlerësojë vlerat e mëdha demokratike të Shteteve të Bashkuara. Pas kthimit në shtëpi në Yorktown, Vedati ndoqi gjurmët e tij të suksesiit në biznesin e vogël , biznesin familjar duke punuar në pasurit të paluajtshme, hapur biznesin e tij të vogël, në formë të një praktike ligjore të pasurive të paluajtshme, në Yorktown Heights dhe në Bronx.

“Aktualisht, Vedati jeton dhe punon në Yorktown, me gruan e tij, Vjosën, dhe fëmijët, Leka dhe Hana, të cilët gjithashtu ndjekin shkollat publike në Yorktown. Vedati, është anëtar i Rotari Klub – Yorktown, dhe një anëtar aktiv i Partisë Demokratike të Yorktown, ku ai shërben si Drejtues i Distriktit Demokratik.

Gashi që aktualisht kreu mandatin e tij të tretë, dyvjeçar në Bordin e Ligjvënësve të Westchester, dhe fitoi mandatin e katërt, jashtë qarqeve politike, ai është një zyrtar i zgjedhur dhe relativisht pak i njohur si politikan. 

Por me ata me të cilët ka folur gazeta “Yorktown Tribune” shkruan se të intervistuarit e quajtën Gashin “një yll në rritje në politikën demokratike” dhe “dikë që do të shkojë më lartë”.

“Gashi, është një alternativë e zgjuar dhe efektive. Ai ka një demografi unike si shqiptar nga Kosova, por i rritur dhe edukuar në North Westchester- New York” ka thënë një mbështetes i tij në këtë zonë elektorale.

Gazeta shkruan si besimtar, ai sjell diversitet në garë, dhe do të jetë në gjendje të mbledhë shumë para dhe vota. Mbasi ai i ka shërbyer mirë të gjitha komunitetve në shumë mënyra. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat