Varroset Burim Havolli, shqiptari që vdiq tragjikisht në Brooklyn

Amerika

Varroset Burim Havolli, shqiptari që vdiq tragjikisht në Brooklyn

Nga: Ismail Muçiqi Më: 16 nëntor 2025 Në ora: 17:24
Foto nga vendngjarja

Llapashtica, si gjithmonë gjatë historisë, edhe sot tregoi madhështinë e saj. Mijëra qytetarë nga bashkësia lokale e Llapashticës, nga fshatrat e tjera të Llapit, nga Prishtina, Evropa e deri në Amerikën e largët, morën pjesë në varrimin e Burim Havollit, i cili ndërroi jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I ndjeri Burim Havolli vdiq në moshë të re, duke punuar dhe kontribuar për familjen e tij në Amerikë dhe duke mbështetur prindërit në Llapashticë. Banesa e tij në Amerikë ishte gjithmonë e hapur për shqiptarët që shkonin atje pa një adresë të sigurt. Shumë veprimtarë nga Kosova, në kohët më të vështira, u pritën nga ai me mikpritje, humanizëm dhe zemërgjerësi.

Me punën e tij të palodhur, ai ndërtoi një bazë ekonomike me të cilën ndihmoi edhe njerëzit në nevojë. Para ceremonisë së varrimit foli Kryetari i Bashkësisë Islame të Podujevës, hoxhë Bekim Jashari, ndërsa të pranishmit i përshëndeti dhe i falënderoi Muharrem Havolli, babai i Burim Havollit.

Pjesëmarrja masive e qytetarëve e bëri këtë ngjarje mortore të paharrueshme dhe një dëshmi të respektit të madh ndaj të ndjerit. Në këtë moment të dhimbshëm, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Havolli, duke lutur Zotin që ta mëshirojë Burim Havollin dhe ta shpërblejë me paqe të përjetshme.

P.S. Njoftojmë qytetarët se e pamja për të ndjerin Burim Havolli do të mbahet në Hotel Grand, në Prishtinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat