“Isa Boletini Way” dhe “Ismail Qemali Road” – Simbol i Bashkimit të Shqiptarëve në Nju Jork

Amerika

“Isa Boletini Way” dhe “Ismail Qemali Road” – Simbol i Bashkimit të Shqiptarëve në Nju Jork

Më: 3 dhjetor 2025 Në ora: 11:50
Iniciatori dhe nikoqiri i kësaj ceremonie, Naser Nika

Më 30 nëntor 2025, në Staten Island, kryqëzimi i Father Capodanno Boulevard me Seaview Avenue mori zyrtarisht nënemërtimin sinjalistik “Isa Boletini Way”.

Iniciatori dhe nikoqiri i kësaj ceremonie ishte Naser Nika. 

Image
Senatorja Jessica Scarcella Spanton duke biseduar me gazetaren Mimoza Dajçi

Dy prej figurave më të mëdha të kombit — tashmë “bashkohen” simbolikisht çdo ditë në rrugët e Nju Jorkut, duke krijuar një mesazh të fuqishëm që lidh Kosovën dhe Shqipërinë në zemër të Amerikës.

Ceremonia solemne mblodhi qindra shqiptarë-amerikanë dhe miq nga komuniteti lokal.

Image
Nga vendi i ngjarjes

Në mesin e të pranishmëve ishin të ftuarit e nderit:

Fatmir Gjeka, ministër i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në Malin e Zi; Arben Fetai, zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut; kryetari i ri i Mitrovicës, Faton Peci; kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj; kryetarja e qytetit Fairview në New Jersey, Violetta Berisha; deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi; ambasadori i Kosovës, Blerim Reka dhe ambasadorja e Shqipërisë, Suela Janina; si edhe përfaqësues të shoqatave shqiptare dhe aktivistë të shquar të komunitetit. Po ashtu, e pranishme në ngjarje ishte edhe Mimoza Dajçi, një nga pasardhëset e familjes Boletini. 

Image
Nga vendi i ngjarjes
Image
Nga vendi i ngjarjes
Image
Nga vendi i ngjarjes
Image
Nga vendi i ngjarjes
Image
Nga vendi i ngjarjes
Image
Nga vendngjarja, kryetari i Mitrovicës, Faton Peci

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat