Në kontekstin e tensionit politik në Shqipëri, ku Kryeministri Edi Rama, akuzohet për ndërhyrje në gjyqësor dhe korrupsion, në Nju Jork, do të mbahet një protestë simbolike.
Protesta do të mbahet të shtunën, më 20 dhjetor 2025, në orën 12:00 PM, para Misionit të Përhershëm të Shqipërisë, në adresën 320 E. 79 Street, New York, NY 10075.
Organizatorët me moton "Kërkohet largimi i Edi Ramës dhe pavarësia e drejtësisë" bëjnë thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës dhe sigurimin e pavarësisë së drejtësisë, duke mbështetur lëvizjet në Shqipëri.
Kjo protest vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rikthimin e përkohshëm të Zëvendëskryeministres Belinda Balluku në detyrë, mes hetimeve të SPAK-ut për abuzime me tenderë publikë.
Tensionet në Shqipëri janë përshkallëzuar gjatë dhjetorit.
Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, e udhëhequr nga Adriatik Lapaj, po mban protesta ditore para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e Ramës për akuzat e korrupsionit dhe presioneve ndaj gjyqësorit. Protestat kan akuzuar kryeministrin për atë se Rama po mbron Ballukun dhe relativizon kostot e korrupsionit në qeverinë e tij.
Protesta në Nju Jork, sipas organizatorit synon të ndërgjegjësojë diasporën për gjendjen në Shqipëri.
Organizatorët ftojnë çdo shqiptar të bashkohet, duke theksuar se në qoftë se ka edhe një prani simbolike, të jeni të bindur se protesta në Nju Jork, ka për të dërguar mesazh të fortë në Tiranë.
Kjo protest sipas organizatorit ka për të treguar dhe atë rolin e diasporës në solidaritetin mbarë shqiptar.
Protestat në Tiranë, kanë tërhequr vëmendje ndërkombëtare nga media si Bloomberg, AP dhe Fox News, duke raportuar krizën e qeverisjes pas skandaleve të korrupsionit.