Flamuri i Kosovës ngritet në Çikago për nder të 18 vjetorit të pavarësisë

Amerika

Flamuri i Kosovës ngritet në Çikago për nder të 18 vjetorit të pavarësisë

Më: 14 shkurt 2026 Në ora: 18:45
Flamuri i Kosovës ngritet në Çikago për nder të 18 vjetorit të pavarësisë

Në prag të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, flamuri i Republikës  u ngrit të premten në Chicago të SHBA-së krahas atij amerikan.

Kjo është bërë e ditur nga Konsullata e Kosovës në Iowa.

‘’Në nder të 18-vjetorit të Pavarësisë, flamuri i Republikës së Kosovës u ngrit në Çikago të premten, krahas flamujve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Qytetit të Çikagos”, është bërë  e ditur në njoftim.

Njoftimi:

Për nder të 18 vjetorit të Pavarësisë, të premten në Çikago është bërë ngritja e Flamurit të Kosovës përkrah flamujve të Shteteve të Bashkuara dhe të qytetit të Çikagos.

Drejtuesi i Konsullatës Drilon Zogaj dhe Sekretari i Parë, Fatmir Rrahmanaj gjatë ceremonisë kanë falënderuar drejtuesit e Komuniteti Shqiptar në Illinois-Albanian Community of Illinois dhe Shoqata Dardania për përkushtimin e tyre për Kosovën dhe bashkatdhetarët tanë në Illinois.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat