Agron Brahimi - Dizajneri që punon në heshtje, por që realizon punime dhe koleksione që po vlerësohen lartë

Art

Agron Brahimi - Dizajneri që punon në heshtje, por që realizon punime dhe koleksione që po vlerësohen lartë

Nga: F.B Më: 6 shtator 2021 Në ora: 13:12
Agron Brahimi

Qyteti i Mitrovicës, qyteti i artit, kulturës edhe sportit vazhdon të shquhet me emra të njohur në shumë fusha e edhe në fushën e dizajnit, kostumografisë dhe modës, kjo fal angazhimit, përkushtimit dhe punës së palodhshme të Agron Brahimit, një entuziast dhe hulumtues i paepur, që i pari nisi dizajnimin e aksesorëve edhe veshjeve me konop, gjë kanë bërë jehonë edhe janë pëlqyer edhe porositur shumë edhe sot e kësaj dite.

 I lindur në Mitrovicë ku ka kryer shkollën fillore edhe të mesme, qysh herët që nga 1996 nis të punojë aksesorë edhe çanta nga materiali i ndryshëm, pastaj kaloi edhe në veshje si për femra edhe për meshkuj, që ishin si “hit” i asaj kohe, nga një material si konopi, që pat bërë bujë dhe që vazhdon edhe sot të kërkohet.

Agroni ka diplomuar në drejtimin  “Dizajn mode në Akademinë Evolucion në Prishtinë”. Punimet e tij janë të dizajnuara, punuar dhe të qëndisura me dore me forma dhe madhësi të ndryshme duke përdor edhe aksesorë të ndryshëm dekorues për zbukurim.

Në vitin 2007 ai ka themeluar OJQ “AB-Fashion” dhe me punimet e tij fillimisht ato me konop e pastaj edhe materiale tjera ka qenë pjesëmarrës në shumë panaire nëpër Kosovë,  Shqipëri ,Maqedoni dhe Turqi, ku është prezantuar me çanta edhe aksesorë të ndryshëm, që janë vlerësuar shumë edhe nga vendorët edhe ndërkombëtarët.

Agroni ishte pjesëmarrës edhe në panairin e organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë me koleksionin e çantave, aksesorëve edhe veshjeve të punuar me materialin e konopit dhe ku është shpërblyer me Çmimin e Parë për "Estetikë në artizanate".

Ishte pjesëmarrës edhe në “Prishtina Fashion Veek” me koleksionin "Njeriu prej dheu", ku në punimet e veta ka gërshetuar elementet të tradicionales në veshje përfshirë materiale të ndryshme si “kurriz gjarpri, fije lëkure, fije konopi, rruza druri dhe qëndisje”.

Në vitin 2008, ishte pjesë e garës “ Moda Arte” organizuar nga TV 21 dhe Akademia Evolucion, ndërsa po në këtë vit ka realizuar edhe ekspozitën e par  personale të veshjeve dhe aksesorëve nga materiali i konopit  "Njeriu prej dheu" ne Muzeun e qytetit në Mitrovicë.

Një vit më pas , Agron Brahimi merr pjesë në garën "Kreatori me i mirë shqiptar 2009", ndërsa më pas nis të punojë edhe si kostumograf në shfaqjet teatrale, ku punoi me regjisorin amerikan që realizoi në Mitrovicë shfaqjen "Kthimi i zonjës plakë- zonja Zakanasia ".

Brahimi  ishte pjesëmarrës edhe në Panairin V Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Artizanatit- Gjirokastra 2011, ku u shpërblyer me Çmimin e parë në konkursin

 "Produkti më i mirë artizanal".

Agroni nga viti 2011 ka hapur atelie dhe butikun ku punon në realizimin e veshjeve të ndryshme, për femra dhe meshkuj si dhe punimin e  kostumeve tradicionale shqiptare që ngadalë po sigurt po gjejnë treg.

Dizajneri mitrovicas njihet edhe si koleksionues i “goblenëve” të cilët më pas gjejnë përdorim duke i inkorporuar në veshjet qoftë të meshkujve po ashtu edhe të femrave, ndrësa jeleku dhe korsetat e punuar janë unike të punuara nga lëkura, konopi, farmerka dhe pëlhura e vekut.

Agroni ditë më parë duke gjetur inspirimin të Arkitektura romake dhe Koleseu i Romës , format harkore dhe veshjet e vjetra perandorike dhe shtresave të larta të kohës të gërshetuara edhe traditën tonë, ne kavea në muret ndarëse të Koloseut dhe parzmoren e gladiatorëve ka realizuar koleksionin "Kavea", një koleksion i veçantë, artistik dhe unik dhe i  punuar me shumë ndjesi edhe përkushtim.

Ky koleksion i realizuar së fundi nga dizajneri e kostumografi Agron Brahimi kryesisht i dedikohet femrave, “punimet janë për raste ceremoniale, mbrëmjeve gala dhe  ngërthejnë ne vete bukurinë dhe elegancën femërore, të cilat ecin në trend dhe kanë guxim të eksperimentojnë” shprehet Agroni.

Këto punime të ekspozuara në atelie në Shipol, kanë has në interesim edhe porosi nga shumë shtresa posaçërisht në kohën e pushimeve , kur këtu kishim diasporën, ndërsa punimet e ngjashme së shpejti mund të shikohen, vizitohen edhe porositen edhe në lokalin që do hapet së shpejti në qendër të Mitrovicës.

Image
Image
Image
Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat