Myrvete Përvetica - sportiste e dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Atletika

Myrvete Përvetica - sportiste e dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Nga: K.Goca Më: 31 janar 2021 Në ora: 18:36
Myrvete Përvetica - sportiste e dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Si çdo sport tjetër, edhe Mbretëresha e Sporteve ka luajtur rol të rëndësishëm në vitet e 90-ta, duke i organizuar garat e Kampionatit të pavarur të Republikës së Kosovës dhe e kundërshtuan fuqishëm  agresorin serb.

Myrvete Përvetica i takon Gjeneratës së Republikës. 

Përvetica ka qenë prej atleteve më të dalluara të Kosovës në vitet e 90-ta, duke sakrifikuar gjithçka për sportin në përgjithësi të Kosovës. 

Ajo nuk u ndal për asnjë moment, duke kontribuar në çdo aspekt dhe asnjëherë nuk u dorëzua para kërcënimeve të llojllojshme të regjimit kriminal të Serbisë.   

Ishin vitet më të vështira (1991-1999), vitet e terrorit të paparë nga pushtuesi serb, por sportistët shqiptarë të Republikës së Kosovës,  asgjë nuk i ndali në misionin e tyre në shërbim të sportit dhe shtetit të Kosovës.

Ajo me shumë atlete e atletë vrapuan në ara dhe fusha të papërshtatshme, pasi që stadiumi që e kishte shtegun me tartan të atletikës, në Mitrovicë, ishte i uzurpuar nga bandat serbe.

 Përvetica sot ndihet krenare që i takoi asaj periudhe të lavdishme dhe që më mijëra sportistë iu kundërvunë milicisë serbe, të ndërsyer nga kryekasapi Sllobodan Millosheviq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat