Ramadani i artë, Suma i bronztë në Ballkanikun U20 në sallë

Atletika

Ramadani i artë, Suma i bronztë në Ballkanikun U20 në sallë

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 15:46
Ramadani i artë, Suma i bronztë në Ballkanikun U20 në sallë

Muhamet Ramadani ka konfirmuar edhe një herë dominimin në Kampionatin Ballkanik të Sallës U-20, që po mbahet në Sofia të Bullgarisë.

Ramadani fitoi medaljen e artë në hedhjen e gjylës 6 kg.

Në të njëjtën disiplinë, në podium si medalist i bronztë u ngjit edhe Alaudin Suma, për të cilin ishte medalja e parë në hedhje të gjylës në nivel të tillë.

Për Ramadanin ishte medalja e tretë e artë në Ballkanik për grupmoshën U-20. Dy të tilla i fitoi vitin e kaluar.

KOK përgëzon suksesin e Ramadant dhe Sumës, si dhe iu uron fat dhe suksese atletëve tjerë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat