Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka pritur në zyre drejtuesit e Federatës së Atletikës së Kosovës, presidentin Halil Sylejmani dhe sekretarin e përgjithshëm, Abdurrahman Shkodra.
Drejtuesit e FAK-ut uruan Krasniqi për marrjen e udhëheqjes së KOK-ut, derisa biseduan edhe për bashkëpunimin mes dy institucionesh.
Sylejmani është edhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut.
Në takim u diskutua për atletikën dhe sportin në përgjithësi.