Smajlaj e Gega më të mirët

Atletika

Smajlaj e Gega më të mirët

Më: 25 maj 2021 Në ora: 11:56
Smajlaj e Gega më të mirët

Vllaznia për meshkuj dhe Tirana për femra janë dy ekipet kampionë të Kampionatit Kombëtar të Atletikës, event që u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena”. Në këtë turne të organizuar nga Federata Shqiptare e Atletikës (FSHA) morën pjesë 130 atletë nga 12 ekipe (76 meshkuj e 54 femra).

Një kampionat që nuk dhuroi shumë surpriza apo rekorde të reja kombëtare dhe ku, soipas parashikimeve, Izmir Smajlaj për meshkuj e Luiza Gega për femra u shpallën edhe “sportistët më të mirë”. Dy atletët e Tiranës triumfuan në garat përkatëse, duke konfirmuar formën e mirë që po kalojnë.

Shkodrani Izmir Smajlaj dha rezultatin 7.87 metra në kërcim së gjati, larg rekordit kombëtar të dy javëve më parë, por mjaftueshëm për të fituar garën. Gega garoi dhe fitoi në dy disiplina të distancave të gjata: Në 300m/p, ku dha kohën 9’11”50 si dhe në 5000 metra, ku dha kohën 15’54”24.

Në garat e tjera, në 100 metra, fituan Daniel Guri i Vllaznisë dhe Elisa Myrtollari e Skënderbeut. Në 800 metra triumfuan Relaksa Dauti e Tiranës dhe Enea Zdrava i Elbasanit.

Kjo dyshe bëri “bis” edhe në distancën 1500 metra. Në distancën 400 metra fituan Franko Burraj i Vllaznisë e Iliana Beqiri e Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat