Ramadani bëri histori

Atletika

Ramadani bëri histori

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 20:45
Ramadani bëri histori

Sot në Talin të Estonisë u mbajt ceremonia e ndarjes se medaljeve për triumfuesit e hedhjes së gjyles ku atleti ynë Muhamed Ramadani u stolis me medaljen e artë në Kampion i Evropës në grupmoshën U20.

Muhamet Ramadani gjatë pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian për grupmoshën U20 edhe përkundër se nuk kishte favorit, ai që nga hedhja e raundit të parë arriti që të hedhë gjylen në distancë prej 19.80m por e cili ishte e mjaftueshme për të arritur medaljen e artë.

Ramadani vuri rekord shtetëror ku në hedhjen e tij të fundit arriti distancë prej 19.92 metra.

Ramadani bëri histori pasi që është atleti i parë i cili stoliset me medalje të artë në Kampionatin Evropian.

Në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve ishte edhe Kryetari i Federatës së Atletikës z. Halil Sylejmani i cili ndau medaljet për tre fituesit në hedhjen e gjyles.

Muhamet Ramadani u shpreh i lumtur në që arriti ti sjell medalje Kosovës nga Kampionati Evropian dhe shfrytëzoi rastin ti falënderoj të gjithë ata që e mbështeten çdo herë falënderoj familjen, Federatën Atletike të Kosovës por në veçanti falënderoj të gjithë shqiptarët duke mos e harruar dhe babait tim - i cili është gjithashtu trajneri im personal z. Shaban Ramadani

Atletin Muhamet Ramadani tani e pret Kampionati Botëror U20 në Nairobi muajin e ardhshëm dhe shpreson shumë se nga Kampionatin Botëror U20 të kthehet me medalje të artë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat