Pasi “Playboy” i kërkoi të shfaqej nudo, atletja më e bukur garon në Tokio 2020

Atletika

Pasi “Playboy” i kërkoi të shfaqej nudo, atletja më e bukur garon në Tokio 2020

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 11:25
Pasi “Playboy” i kërkoi të shfaqej nudo, atletja më e bukur garon në Tokio 2020

Atletja më seksi në botë, Alica Schmidt, është e vendosur që të ndezë “Tokio 2020”. Vrapuesja gjermane u kualifikua në stafetën 4x400 metra dhe do të shpresojë për një medalje në Japoni.

Por 22-vjeçarja nuk ka nevojë për sukses në shfaqjen më të madhe në Tokë, që të jetë një yll global.

Pamja e saj mahnitëse e ka ndihmuar atë që në profilin e saj në “Instagram” të ketë 1.8 milionë ndjekës. E kjo edhe falë fotografive seksi që tregojnë jetën e saj të shkëlqyer jashtë piste.

Image

Gjithashtu ajo fitoi edhe më shumë famë nga tifozët e futbollit pasi u vendos si trajnerja e fitnesit te Borussia Dortmund. E teksa është e lumtur për jetën e saj, ajo tërhoqi edhe vëmendjen e “Playboy” që i kërkoi asaj që të shfaqej nudo.

Por pavarësisht bukurisë dhe pozave provokuese në rrjetet sociale, e reja nuk ka ndaluar në asnjë moment që të jetë një sportiste, e fokusi është vetëm aty.

“Fokusi është te sporti, qartë”, ka thënë Alica Schmidt, duke shtuar: “Rrjetet sociale kanë tendencë të ecin përkrah. Nëse nuk kam kohë, nuk postoj fotografi”.

Në vitin 2017, 22-vjeçarja ka qenë pjesë e ekipit gjerman, ku përfundoi e dyta në stafetën 4x400 në Kampionatin Evropian të Atletikës U20 2017, në Grosetto të Italisë. Dy vite më vonë, Schmidt fitoi bronzin në të njëjtën disiplinë dhe konkurs në Gavle, Suedi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat