Federata Atletike e Kosovës: Hajdari bëri një përfaqësim të mirë

Atletika

Federata Atletike e Kosovës: Hajdari bëri një përfaqësim të mirë

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 15:57
Federata Atletike e Kosovës: Hajdari bëri një përfaqësim të mirë

Atleti Musa Hajdari nuk ia doli të kualifikohet në finale në Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”.

“Atleti Musa Hajdari sot përfaqësoj Kosovën në Lojërat Olimpike Tokyo 2020 në disiplinën 800 metra, ku bëri një përfaqësim të mirë.

Musa Hajdari arriti të vrapoj 800 metra për 1:48.96 që është rezultati më i mirë i këtij viti në atletiken e Kosovës por jo i mjaftueshëm për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Të pranishëm për ta përkrahur atletin Musa Hajdarin ishin edhe drejtuesit e KOK-ut, me në krye presidentin Ismet Krasniqi dhe kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani”, njofton Federata Atletike e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat