Bolt sulmon kampionin italian: Është qesharak

Atletika

Bolt sulmon kampionin italian: Është qesharak

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 14:38
Bolt sulmon kampionin italian: Është qesharak

Fitorja e medaljes sëë artë nga Marcell Jacobs vazhdon të shkaktojë debate.

Pas akuzave për doping nga shtypi britanik, ka ardhur një sulm i ashpër nga ana e kampionit Usain Bolt, legjendë e gjallë e atletikës ndërkombëtare.

Xhamajkani ka kritikuar italianin për këpucët e përdorura në garën e 100 metrave, duke e përshkruar zgjedhjen e Jaobs si “e çuditshme dhe e padrejtë” dhe “qesharake”, sepse, sipas tij, ndihmojnë shumë në paraqitjen e atletit që i vesh.

Çfarë kanë të veçantë këto këpucë? Një efekt super elastik, që e bën më efikase dorcën shtytëse dhe koordinimin e lëvizjeve të vrapuesit.

Ato të përdorura nga Jacobs peshonin 174 gramë, kishin një super majë dhe një take të gjerë 20 milimetra. Piastra prej karboni e futur në shollë është pak më e gjerë se shputa e këmbës.

Një detaj ky që shton sipërfaqen e kontaktit mes gjymtyrës dhe pistës, duke garantuar një stabilitet më të mirë dhe duke favorizuar shpejtësinë dhe progresin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat