Grasse, kampion olimpik

Atletika

Grasse, kampion olimpik

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 15:56
Grasse, kampion olimpik

Atleti kanadez, Andre De Grasse tani është një kampion olimpik, pasi ka fituar medaljen e artë në finalen e vrapimit në 200 metra në “Tokio 2020”, duke rrëzuar nga froni legjendën Usain Bolt, i cili tashmë është pensionuar nga atletika, por ka fituar tri garat e fundit në Lojërat Olimpike. 

26-vjeçari nga Markham arriti ta përfundojë garën me një kohë prej 19.62 sekondave në finalen e 200 metrave vrapim të zhvilluar në Stadiumin Olimpik në Tokio, duke kapur një medalje që i kishte ikur deri më tani: atë të artën.

Pas De Grasses, në vend të dytë përfundoi amerikani Kenneth Bednarek, i cili fitoi të argjendtën me kohë 19.68 sekonda dhe bashkatdhetari i tij Noah Lyles që rrëmbeu të bronztën me 19.74 sekonda.

De Grasse tani ka pesë medalje në karrierë në Lojërat Olimpike pasi ai ka fituar të gjitha llojet e medaljeve në Rio dhe Tokio.

Kjo është hera e parë që një kanadez ka fituar garën e 200 metrave që kur Percy Williams e bëri atë në vitin 1928 në Lojërat Olimpike në Amsterdam – dhe kjo është vetëm hera e tretë në historinë e Olimpiadës që një kanadez ka fituar medaljen e artë në këtë ngjarje.

Koha e De Grasse është një rekord i ri më i mirë personal dhe kanadez në garën e 200 metrave, ndërsa vlen të theksohet se 26-vjeçari tani është kampion i ri i kësaj gare, pasi garat në tri Olimpiadat e fundit (2008, 2012 dhe 2016) u fituan nga Usain Bolt..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat