Albion Ymeri merr mbështetje nga Drejtoria e Sportit të Prishtinës

Atletika

Albion Ymeri merr mbështetje nga Drejtoria e Sportit të Prishtinës

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 17:39
Albion Ymeri merr mbështetje nga Drejtoria e Sportit të Prishtinës

Triathleti Albion Ymeri nga klubi i Triatlonit Prishtina arriti të renditet i 3-ti me kohë 4:07:37 dhe të stoliset me medaljen e bronzët në Oqean Lava Montenegro në disiplinën Half Ironman 1.9 kilometra  Swim ,90 kilometra Bike, 21 kilometra Run me 26 shtator në Kotor të Malit të Zi.

Në këtë garë morën pjesë 107 garues nga shtete të ndryshme të botës.

“Sot pata kënaqësin ta pres Triathletin Albion Ymeri së bashku me Kryetarin e Federatës së Trithlonit të Kosovës z. Vedat Tërmkolli të cilëve iu urova për sukseset e arritura duke ju premtuar mbështetje edhe në të ardhmen”, - ka thënë Fitim Rexha, drejtor për drejtorinë e sportit në Prishtinë. 

Vedat Tërmkolli me këtë rast ndau një mirënjohje për Drejtorin e Sportit në shenjë përkrahje te vazhdueshme për Klubin e Triathlonit Prishtina.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat