Çfarë biseduan Krasniqi e Aliferi?

Atletika

Çfarë biseduan Krasniqi e Aliferi?

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 18:35
Çfarë biseduan Krasniqi e Aliferi?

Drejtuesit e KOK-ut pritën shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Chryssoula Aliferi.

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti dhe zyrtarja Rejhan Halili, kanë pritur sot shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Chryssoula Aliferi.

Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Aliti, duke falënderuar shefen Aliferi, shprehën vullnetin dhe gatishmërinë për të fuqizuar bashkëpunimin me Ambasadën e Greqisë në Kosovë, duke shftëzuar sportin si mjetin më të mirë diplomatik.

Nga anaj e saj, Aliferi, që shoqërohej nga këshilltari, Michail Vrettakis, falënderoi drejtuesit e KOK-ut për pritjen, derisa ftoi sportistët e Kosovës, me theks të veçantë atletët, që të marrin pjesë në Maratonën e Athinës, që mbahet më 14 nëntor 2021 në Athinë të Greqisë.

Po ashtu u bisedua edhe për Komitetin Olimpik të Evropës, Akademinë Olimpike të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, presidentët e të cilave vijnë nga Greqia, sikurse sekretari i përgjithshëm i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, me të cilët KOK ka bashkëpunim të frytshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat