IAAF shpall 10 finalistët për “Atletin e Vitit”

Atletika

IAAF shpall 10 finalistët për “Atletin e Vitit”

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 12:48
IAAF shpall 10 finalistët për “Atletin e Vitit”

Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF) ka bërë publike listën e 10 kandidatëve meshkuj për trofeun e “Atletit më të mirë të vitit 2021”.

Ajo që bie në sy është mungesa në këtë listë e atletit italian Marcell Jacobs, fitues i medaljes së artë olimpike në garën e 100 metrave.

Presidenti i IAAF-it, Sebastian Coe, u shpreh: “Ne do të vlerësojmë atletët që kanë mbajtur një nivel të lartë për një kohë të gjatë, jo vetëm gjatë Olimpiadës”.

10 finalistët janë: Joshua Cheptegei (Uganda-5000m), Ryan Crouser (USA-hedhje gjyle), Armand Duplantis (Suedi-kërcim me shkop), Jakob Ingebrigtsen (Norvegji-1500m), Eliud Kipchoge (Kenia-maratona), Pedro Pichardo (Portugali-3 hapësh), Daniel Stahl (Suedi-hedhje disku), Miltiadis Tentoglou (Greqi-kërcim së gjati), Damian Warner (Kanada-10 garësh), Karsten Warholm (Norvegji-400m/p).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat