Në Angli ende nuk e pranojnë

Atletika

Në Angli ende nuk e pranojnë

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 13:24
Në Angli ende nuk e pranojnë

Në Angli ende nuk e pranojnë dot faktin që sprinteri italian Marcell Jacobs, një emër i padëgjuar më parë, të arrijë të triumfojë në finalen e 100 metrave në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

E përditshmja britanike “The Times” ka nisur një hetim privat për jetën e karrierën e atletit “azzurr”, duke dërguar në Milano dy gazetarë.

“Askush nuk mund të përgjigjet se si Jacobs, një emër i padëgjuar dhe pa merita para kësaj Olimpiade, të triumfojë në një garë si ajo e 100 metrave dhe më pas të zhduket nga qarkullimi, duke mos zbritur më në pistë”, shkruan e përditshmja  britanike “The Times”, që hedh sërish akuza ndaj Jacobs.

Gazetarët kanë takuar një ish-anëtar të stafit të Jacobs, Giacomi Spazzini, i dënuar për mashtrim dhe tregti të substancave të ndaluara, person me të cilin atleti italian është ndarë prej vitesh. Ata hetuan në lagjet ku atleti është rritur dhe më pas kërkuan edhe një intervistë me vetë atletin, që ka refuzuar t’i takojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat