Ramadani jep lajmin e madh

Atletika

Ramadani jep lajmin e madh

Nga: Kemajl Goca Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 15:53
Majtas Halil Sylejmani, mes Muhamet Ramadani e djathtas Shaban Ramadani

Trajneri i atletikës, Shaban Ramadani, jep lajmin e madh për atletikë. Nesër do të nënshkruhet marrëveshja mes Ujësjellësit Rajonal të Mitrovicës dhe Federatës së Atletikës së Kosovës. Cila është marrëveshja që do të nënshkruhet mes të lartpërmendurve? 

“Nesër, me 2 dhjetor do të arrihet marrëveshja mes FAK dhe ujësjellësit rajonal Mitrovica për dhënien në shfrytëzim të përkohshëm të parcelës prej 800 metra për hedhjen e gjyles për kampionin europian Muhamet Ramadani për ndërtimin e arenës sportive në kushte dimri.

Marrëveshja ka për qellim arritjen e normës olimpike - Parisi 2024. Marrëveshja do të bëhet mes drejtorit Krum Mitrovica, Bashkim Kurti dhe kryetarit të FAK-ut, Halil Sylejmani dhe trajnerit”, njofton Ramadani për gazetën “Bota sot”.

I pranishëm do të jetë edhe Halil Sylejmani, kryetar i Federatës së Atletikës së Kosovës, drejtuesit e Ujësjellësit Rajonal të Mitrovicës, po ashtu kampioni Evropian për U-20 në hedhje të gjyles, Muhamet Ramadani dhe trajneri i tij, Shaban Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat