Federata e Atletikës së Kosovës: Rekord i Kosovës, vrapim stafetë 4x400 metra

Atletika

Federata e Atletikës së Kosovës: Rekord i Kosovës, vrapim stafetë 4x400 metra

Nga: K.G. Më: 2 qershor 2022 Në ora: 14:20
Federata e Atletikës së Kosovës: Rekord i Kosovës, vrapim stafetë 4x400 metra

Atletët e Malishevës treguan rezultate të jashtëzakonshme për juniorë në stafetën 4-100 metra në Kupën e Kosovës!

Djelmoshat e klubit malishevas mahnitën të gjithë me paraqitje dhe rekordin e Kosovës. 

“Rekord i Kosovës - vrapim stafetë 4x400 metra U-18 dhe U-20 me kohë 3:44.31

Rekordin e arritën Olti Bytyçi, Florjan Mazreku, Lorent Mazreku, Enis Bytyçi”, njofton Federata e Atletikës së  Kosovës.

Kryetrajneri i Malishevës, Adrian Mazreku, po bën një punë të madhe dhe si fryt i kësaj po i vargon edhe rezultatet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat