Sara Susuri la pas serben

Atletika

Sara Susuri la pas serben

Nga: K. Goca Më: 15 qershor 2022 Në ora: 15:52
Sara Susuri la pas serben

Atletja e talentuar e klubit të atletikës së Prizrenit, Sara Susuri, anëtare e Kombëtares së Kosovës, ka shënuar edhe një sukses të madh, kësaj radhe në garën ballkanike për shkollat e mesme, që u mbajt në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Sara ndihet krenare që triumfoi në disiplinën e 100 metrave, duke e lënë pas serben dhe garuesen nga Mali i Zi. 

“Jam shumë e lumtur për këtë sukses.

Kam pas shumë emocione dhe jam ndje vërtet mirë.  

Një garë e fortë, për mua ka qenë kënaqësi e madhe që zura vendin e parë në disiplinën time, duke e lartësuar edhe shtetin e Kosovës”, tha Sara për gazetën kombëtare “Bota sot”,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat