Atletja me aftësi të kufizura zhvillon 104 maratona në 104 ditë

Atletika

Atletja me aftësi të kufizura zhvillon 104 maratona në 104 ditë

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 12:08
Atletja me aftësi të kufizura zhvillon 104 maratona në 104 ditë

Jacky Hunt-Broersma ka përshkuar në total 4300 kilometra duke vrapuar çdo ditë për më shumnë 3 muaj. Deri këtu asgjë e veçantë, por atletja në fjalë është një sportiste me aftësi të kufizuara, pasi vrapon me një këmbë metalike.

Ajo ka humbur këmbën e majtë si pasojë e kancerit, por kjo nuk e ka ndalur që të vrapojë, pasi siç thotë vetë “ndihet e lirë”. Ndaj vendosi të thyejë rekordin e pjesëmarrjes në 95 maratona radhazi. Dhe ia doli mbanë.

Broersma ia doli mbanë të marrë pjesë në 104 maratona në 104 ditë me radhë dhe pritet që së shpejti të hyjë në librin e rekordeve Guinness. “Shpresoj që ky mision të frymëzojë të tjerë për të dalë nga zona e tyre e rehatisë dhe të provojnë diçka të re dhe të kuptojnë se çfarë janë në gjendje të bëjnë”, tha Broersma për CNN.

Kështu, 46-vjeçarja që jeton në Arizona zhvilloi 104 maratona në 104 ditë, nga janari në prill të këtij viti. Ajo shprehet se fillimisht synonte të arrinte numrin e 100 maratonave. “Nuk e dija se si do të reagonte trupi im, por ia dola mbanë” tha Jacky Hunt-Broersma.

Në vitin 2002, ajo u diangnostikua me sindromën e Ewing, një lloj i rrallë kanceri, që prek kockat. Ndaj dhe i prenë njërën këmbë. Pas një periudhë rehabilitimi, ajo nisi të vrapojë, deri sa arriti në këtë rezultat fantastik. Dhe nuk do të ndalet këtu,

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat