Kastrati atletëve të Malishevës: Mbështetja institucionale nuk do të mungoi asnjëherë

Atletika

Kastrati atletëve të Malishevës: Mbështetja institucionale nuk do të mungoi asnjëherë

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 19:29
Kastrati atletëve të Malishevës: Mbështetja institucionale nuk do të mungoi asnjëherë

Kryetari  i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ka pritur kampionin ballkanik, atletin malishevas, Enis Bytyqin, pas suksesit të arritur në Kampionatin Ballkanik U-18, të mbajtur në Tivar të Malit të Zi, ku atleti Enis Bytyqi, në këtë kampionat fitoi medaljen e artë në disiplinën 400 metra vrapim. 

Kastrati e përgëzoi Bytyqin për suksesin e arritur, duke i uruar fat dhe suksese edhe në garat e ardhshme ndërkombëtare njëherit tha se , 

''Ju sportistët jeni përfaqësimi më dinjitozë i komunës sonë dhe shtetit të Republikës së Kosovës, prandaj mbështetja institucionale nuk do të mungoi asnjëherë'', përfundoi Kastrati.

Trajneri i atleti Bytyqi, Adrian Mazreku foli për Ballkanikun, sfidat dhe garat e radhës siç është, Kampionati Evropian që do mbahet në Izrael me 4 shtator.

Ky kampionat i  Ballkanikut ishte organizuar nga Federata Atletike e Serbisë, e cila shkaku i  Republikës së Kosovës, organizimin e  kishte transferuar në Mal të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat