Astrit Kryeziu është gati për Lojërat Mesdhetare: Do të japim maksimumin

Atletika

Astrit Kryeziu është gati për Lojërat Mesdhetare: Do të japim maksimumin

Nga: Kemajl Goca Më: 25 qershor 2022 Në ora: 16:33
Astrit Kryeziu

Atleti më i mirë në Kosovë, Astri Kryeziu, premton maksimumin në Lojërat Mesdhetare në Oran të Algjerisë.

Kryeziu do të garojë në disiplinën 800 metra, në një konkurrencë shumë të fortë.

Reprezentuesi i Kosovës, tha se do të jetë një sfidë e vështirë duke pasur parasysh se do të ballafaqohet me atletët si nga Algjeria e Marokut, të cilët janë të njohur për shtigjet të mesme. 

Sa i përket kushteve tha se janë shumë të mira. 

Kampioni i Kosovës është adaptuar edhe me klimën në Oran.  

Kryeziu ka zhvilluar stërvitje në Oran dhe është gati për garën. 

“Normalisht kemi njohuri për konkurrentët. Sidomos këto shtet si Algjeria dhe Maroku janë të njohura për disiplinat e mesme. 
Konkurrenca është e fortë, mirëpo ne do të mundohemi të tregojmë performancë sa më të mirë”, t
hotë Kryeziu për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Ku e sheh përparësinë, a mendoni edhe të përvoja?

“Normalisht përvoja është ndoshta një çelës i veçantë, mirëpo për arsye të probleme me lëndime ende ndoshta nuk jemi në formën e duhur, mirëpo si do që të jetë ne kemi punuar në maksimum dhe do të japim maksimumin”, përgjigjet Kryeziu. 

Atleti i klubit Rogana flet edhe për kushtet dhe pritjen: “Në përgjithësi është shumë mirë.  Mikpritja është në nivelin më të lartë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat