Shqiptarja dominon në 3000 metra me pengesa, organizatorët i ngatërrojnë himnin!

Atletika

Shqiptarja dominon në 3000 metra me pengesa, organizatorët i ngatërrojnë himnin!

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 23:17
Shqiptarja dominon në 3000 metra me pengesa, organizatorët i ngatërrojnë himnin!

Gega dominon në 3000 metra me pengesa, organizatorët i ngatërrojnë himnin!

Luiza Gega ka marrë një tjetër medalje ari në Lojërat Mesdhetare, që po mbahen në Algjeri, teksa ka dominuar totalisht në garën e 3000 metrave me pengesa, duke vendosur edhe një rekord të ri kombëtar, falë kohës 9:14:29.

Atletja shqiptare u shkëput ndjeshëm ndaj rivaleve në xhiron e fundit, aq sa edhe regjia humbi interesin për garën, ndërsa në momentin e dhënies së medaljeve nuk mungoi as një incident me himnin.

Organizatorët në fakt ngatërruan himni shqiptar, duke luajtur një tjetër, por Gega ishte e para që tërhoqi vëmendjen për gabimin, teksa u deshën disa sekonda për të rregulluar situatën.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat