Ademaj synon rekordin, normën ballkanike dhe evropiane  

Atletika

Ademaj synon rekordin, normën ballkanike dhe evropiane  

Nga: Kemajl Goca Më: 7 korrik 2022 Në ora: 19:57
Enis Ademaj

Kosova ka një numër të madh të atletëve dhe atleteve të talentuara, që synojnë rezultate sa më të mira në disiplinat e tyre.
Enis Ademaj, është prej atletëve që po shquhet në disiplinën 100 e 400 metra. 

Synimet e Ademajt janë që të përgatitet sa më mirë dhe të shënojë rezultate sa më të mira në kategorinë U18.

Atleti i klubit Burimi nga Istogu, si shumica e atletëve, ka brengën e stërvitjeve, për shkak se në Istog nuk ka shteg të atletikës me tartan.

Image

Ademaj është në mes 

Ademaj tha se punon pareshtur për të përmirësuar kohën dhe me ambicie për të thyer rekord. 

Synimet e mija janë të thyej rekord në 100 metra ose me arrit normën për gara ballkanike po ashtu edhe evropiane”, thotë Ademaj për gazetën “Bota sot”. 

Në disiplinën 400 metra, ka një konkurrent të fortë por kjo e motivon edhe me shumë Ademajn.

“Është pak e vështirë por kur ke vullnet të duket shumë e lehtë. 

Konkurrencë e kam vetëm një atlet të klubit Malisheva, pas tij jam unë”, tha më tej.

A jeni të kënaqur me kushtet dhe ku stërviteni më shumë, sa është vështirë të stërviteni pa shteg të atletikës?

“Kushtet i kemi minimale dhe ne ushtrojmë në rrugë.

Mungesa e tartanit vërehet shumë sepse ka shumë dallim me rrugën”, përgjigjet Ademaj. 

Atleti nga Istogu punon me intensitet të shtuar, me optimizëm që të arrijë normën ballkanike dhe evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat